Danimarka do të dhurojë 1 milionë vaksina AstraZeneca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod përmes rrjetit të tij social Twitter.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, gjë që është e rëndë për komunitetet dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me vaksinat.”, shkruan ai në Twitter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Danimarka 1 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Një përshëndetje e ngrohtë për këtë kontribut të rëndësishëm, bashkë më të fortë

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përshëndeti gjestin dhe kontributin e rëndësishëm të Danimarkës për dhurimin e 1 milionë vaksinave anti-COVID në Ballkanin Perëndimor.

“Një përshëndetje e ngrohtë për këtë gjest dhe kontribut të rëndësishëm të Danimarkës në fushatën e vaksinimit të parterëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Bashkë më të fortë”, shkruan ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter