Danimarka dhe Portugalia, De
Biasi: Tani vjen pjesa më e buku

Danimarka dhe Portugalia, De<br />Biasi: Tani vjen pjesa më e buku
Trajneri i kombëtares, De Biasi në një intervistë për gazetën “La Tribuna di Treviso” shprehet se tani vjen pjesa më e bukur në ecurinë e kualifikueseve të kampionatit Europian të Francës, pasi përpara janë dy nga katër ndeshjet më të forta.
 
“Jemi në një pozicion shumë të mirë, por pjesa më  bukur vjen tani.
 
Do të më pëlqente të merrnim një rezultat pozitiv me Danimarkën me të cilën luftojmë për vendin e dytë dhe të tretë.
 de biasi
Në foto: Lojtarët e Kombëtares duke bërë betimin mbi flamur para Danimarkës


Por nuk do të jetë e lehtë, sepse ata kanë lojtarë që aktivizohen në Premier League dhe në Bundesliga.
 
Një rezultat pozitiv në Kopenhagen do të na jepte besim dhe entuziazëm edhe për sfidën kundër Portugalisë” shprehet ai.
 de biasi
Më pas tekniku ka folur për grumbullimin në Venecia, lojtarët që luajnë në Itali dhe gjendjen e tyre para ndeshjes së parë.
 
“Kemi shumë lojtarë që luajnë në Francë, Itali dhe Zvicër dhe për këtë arsye më është dukur e natyrshme të gjenim një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë.
 de biasi
Cana dhe Basha janë dy lojtarë të rëndësishëm. Gjendja e skuadrës është e mirë, me përjashtim të disa problemeve të vogla” ka përfunduar De Biasi. 

Për të ndjekur stërvitjen dje kanë qenë të pranishëm në Venecia 500 tifozë shqiptarë, pasi seanca ka qenë me dyer të hapura.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA