Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asnjë grabitje banke. Transaksionet me para në dorë në vendin nordik pothuajse nuk ekzistojnë më. Danezët po përdorin kartat e kreditit dhe telefonat inteligjentë për të bërë pagesa.
Shoqata daneze e punonjësve të bankave mirëpriti lajmin të martën se gjatë vitit 2022 nuk kishte patur asnjë grabitje banke.
“Finance Denmark”, shoqata e sektorit bankar tha se vetëm rreth 20 filiale bankash në të gjithë vendin kanë në gjendje para kesh. Por numri i degëve të bankave ka rënë nga 219 në vitin 1991 në 56 gjatë vitit 2021, tha në një deklaratë zëdhënësi Steen Lund Olsen.
Njoftimet mediatike vunë në dukje se në Danimarkë tërheqja e parave në banka ka rënë me rreth tre të katërtat çdo vit gjatë gjashtë viteve të fundit. Në vitin 2000, u regjistruan 221 grabitje bankash, tha shoqata “Finance Denmark” dhe në vitin 2021 pati vetëm një grabitje.
Keqbërësit e drejtuan vëmendjet tek bankomatët, duke shënuar 18 grabitje në vitin 2016. Por edhe grabitjet e bankomatëve kanë rënë në zero mes shtimit të masave të sigurisë dhe atyre teknike, sipas shoqatës.
“Finance Denmark” thotë se vitet e fundit keqbërësit e kanë përqendruar vëmendjen tek mashtrimet në hapësirën kibernetike./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.2%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 61
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE
26 Mars, 11:34
-
Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë! Synimi, rritja e aftësisë mbrojtëse të vendit
26 Mars, 08:18
-
Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?
10 Mars, 08:57
-
Trafik kokaine në Danimarkë me grupin e Jetmir Kastratit, konfiskohen 6 pasuri të Armando Doçajt, i lirohet një tjetër (VENDIMI)
7 Mars, 15:09
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull
7 Janar, 21:32
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor 2024, 14:06