Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ku shpreh gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen e sigurisë në Grenlandë apo dhe rritjen e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këtë territor, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve 'Axios' të shtunën.
Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, ka thënë se kontrolli amerikan mbi Grenlandën, një territor gjysmë-autonom danez, është një "domosdoshmëri absolute".
Ai nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake ose ekonomike, përfshirë vendosjen e tarifave kundër Danimarkës, për arritjen e këtij qëllimi.
'Axios' tha se qeveria daneze po përpiqet të bindë zotin Trump se shqetësimet e tij të sigurisë mund të trajtohen pa pretenduar Grenlandën.
Një zëdhënës i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi njoftimin e 'Axios'.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha në fillim të kësaj jave se kishte kërkuar një takim me zotin Trump, por nuk priste që kjo gjë të ndodhte para inaugurimit të tij më 20 janar.
Kryeministri i Groenlandës Mute Egede tha gjithashtu se ishte gati të boisedonte me zotin Trump, ndërsa kërkoi të respektohen ato që i quajti, aspirata për pavarësi të ishullit. Zyrtarët danezë kanë thënë më parë se Grenlanda nuk është në shitje./VOA
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
14%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
25 Mars, 16:22
-
Skandali në administratën Trump/ Publikohen mesazhet e zv.Presidentit JD Vance: Urrej ta shpëtoj Evropën përsëri (FOTO)
25 Mars, 15:53
-
SHBA i vendos kushte Sirisë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve
25 Mars, 15:46
-
Shkëmbimi i ashpër në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon detajin që mund të ketë shkaktuar përplasjen me Trump
25 Mars, 14:05
-
Historia e vërtetë pas portretit 'të shtrembëruar' të Donald Trump
25 Mars, 13:25
-
Aktori legjendar u gjet i pajetë së bashku me gruan, publikohen pamjet kur policia futet në shtëpinë e Gene Hackman
25 Mars, 13:12
-
SHBA/ Rrjedhja e informacionit për sulmet në Jemen, demokratët kërkojnë hetim: Pamaturia nga administrata Trump, e rrezikshme
25 Mars, 11:16
-
Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme
25 Mars, 09:52
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12
-
Pas bisedimeve SHBA-Rusi, zyrtarët amerikanë pritet të takohen sot me ukrainasit në Arabinë Saudite
25 Mars, 08:20
-
Agjencia Amerikane për Media Globale pranon t’i lëvrojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit! REL kërkoi për këtë vit 153 milionë dollarë
25 Mars, 07:43