Danimarka populli më i lumtur në
botë? Dy studiues zbulojnë arsyet

Danimarka populli më i lumtur në<br />botë? Dy studiues zbulojnë arsyet
Fëmijët të lumtur, të qetë dhe të sjellshëm: Mund të jetë ky sekreti i vendit më të lumtur në botë, Danimarkë. Sigurisht ky është një qëllim që ka në vetvete i çdo prind, por mesa duket këtu institucionet arsimore funksionojnë më së miri.

Jessica Alexander dhe Iben Sandahl flasin për një metodë që ju tregojnë se si mund të rrisni fëmijët dhe ju prindërit të jetoni të lumtur dhe të qetë.  Për 13 vite me rradhë Alexander dhe Sandahl kanë bërë kërkime, studime për të dalë në këto përfundime.
 
Fëmijët që janë emocionalisht të sigurt dhe të lumtur, bëhen prindër të sigurt e të lumtur që rrisin fëmijë të lumtur. Ky është sekreti i thjeshtë i lumturisë së danezëve, që prej më shumë se 40 vitesh janë cilësuar si populli me i lumtur në planet.
 
Lind pyetja se çfarë duhet të bëni? Të fillojmë me  elasticitetin, aftësinë për të menaxhuar emocionet dhe stresin. Autorët shpjegojnë se elasticiteti është i rëndësishëm për të parandaluar ankthin dhe depresionin. Kjo është metoda për të rritur fëmijë të lumtur, dhe kjo është diçka që prej vitesh danezët rrënjosin tek fëmijët e tyre.
 
Fëmijët kanë nevojë për hapësirën e tyre . Nëse ju i shikoni fëmijët tuaj duke bërë mundje, instinktivisht ju do të përpiqeni ta mbroni. Ky është në një moment ku fëmijët mësojnë se si të përballojnë stresin, të jenë tolerantë, të mësojnë strategjinë e vetë- kontrollit dhe të jenë të negociueshëm. 
 
1- Lërini të eksplorojnë në mjedise të hapura
femijet

Merrini ato sa më shumë me vete për të luajtur jashtë në pyll, në park, plazh, kudo. Shkoni në zona të sigurta që të mos kini frikë që t’i lini të lirë të eksploroni. Ata janë vende ku fëmijët mund të përdorin imagjinatën e tyre dhe të argëtohen. Fëmijët nuk kanë nevojë për një aktivitet të udhëhequr nga një i rritur.
 
2- Mësojini të merren me art
femijet

Truri i fëmijëve rritet kur ata krijojnë. Studimet tregojnë se një mjedis i pasuruar, lojëra të shumta ndihmon që fëmijët të jenë më të zgjuar, më kreativ. Imagjinata është përbërës kyç.
 
3- Lërini të luajnë me veten e tyre
femijet

Të luash me veten është shumë e rëndësishme për fëmijët. Kjo është koha që ata rikrijojnë përditshmërinë e tyre, konfliktet,  përvojat. Angazhimi në lojë me veten duke përdorur zëra të ndryshëm është shumë e rekomandueshme.
 
4- Tregoni nga eksperiencat tuaja kur keni qenë të vegjël
femijet
Nëse ju jeni në zyrën e një mjeku ose në një situatë të vështirë ose edhe kur jeni duke u argëtuar, fëmijët duan të dëgjojnë përvojat tuaja kur ju keni qenë fëmijë. Kështu fëmija mëson më mirë se kush je madje i ndihmon të kuptojnë se situata në të cilat po përjetojnë është diçka normale.
 
5- Mësojini të jenë të ndershëm
femijet
Tregojini se sa e rëndësishme është në familjen tuaj ndershmëria. Nëse ju do ta kërcënoni fëmijën tuaj se nëse nuk do të thotë të vërtetën do të dënohet, atëherë po bëni gabim. Nga frika fëmija do të gënjejë për të dalë nga situata dhe nuk do të thotë asnjëherë të vërtetë.
 
6- Lexojini histori me plot emocione
femijet

Lexojini gjithçka fëmijëve tuaja. Mos u shqetësoni nëse këto histori nuk përfundojnë me fund të lumtur. Fëmijët mësojnë shumë nga tregimet e trishtuara apo tragjike, sigurisht të përshtatura për moshën e tyre.
 
7- Metoda e vlerësimit
femijet
Prindërit danez kanë tendencë të përqendrohen më shumë në përdorimin e një gjuhe vlerësuese për të kuptuar ndjenjat që ata kanë. Ata nuk të tregojnë si duhet të ndihesh ti, por përpiqen të kuptojnë arsyen.
 
 8- Mësoni të jetë i ndjeshëm
femijet

Prindërit danez përpiqen që t’i mësojnë fëmijëve të tyre të jenë të ndjeshëm, por duke mos gjykuar askënd.
 
9- Mos vendosni ultimatume
femijet

Mënyra se si ju i shikoni fëmijët tuaj është shumë e rëndësishme pasi ndikon në mënyrën se si ata reagojnë. Nëse ju i shikoni fëmijët si të pafajshëm, të pa ditur kjo gjë i irriton ata.
 
 10- Bëjini të jenë lojtar i skuadrës
femijet
Shpirti i ekipit dhe bashkëpunimi është një nga cilësitë kryesore të jetës në Danimarkë, qoftë në punë, në shkollë apo në familje. Kuptimi i familjes si një ekip e ushqen fëmijën me një ndjenjë të thellë të përkatësisë. Gatuani së bashku, merrni kohë që të kaloni me njëri tjetrin. Këto ndihmojnë në rritjen e ndjenjës së mirëqenies.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi