Danimarka zbarkon në Elbasan
Morten Olsen: Shqipëria si Anglia

Danimarka zbarkon në Elbasan<br />Morten Olsen: Shqipëria si Anglia
Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja e parë në shtëpi për eliminatoret e kampionatit Europian, Francë 2016, Danimarka ka mbërritur në qytetin e Elbasanit. Para stërvitjes së parë në stadiumin “Elbasan Arena” trajneri i ekipit danez, Morten Olsen ka dhënë edhe konferencën e parë për shtyp.

Tekniku ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë duke u shprehur se do të luajmë me të njëjtin impenjim sikur të kishim përballë Anglinë. “Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër mbrëma përballë Shqipërisë. Nuk do të komentoj ekipin kundërshtar, por mund të them që do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo cdo ekip tjetër të madh. Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion.
danimarka
Megjithatë shanset janë të barabarta për të dy ekipet dhe gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve në ditën e ndeshjes. Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka shumë lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mirë.

Përsa i përket grupit, mund të them që Kajer do të jetë gati përballë Shqipërisë” shprehet ai. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndërsa danezët janë akomoduar në Tiranë duke mos pranuar në Elbasan për shkak të kushteve, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për super sfidën, ku Shqipëria ka shumë arsye për të fituar, mbi të gjitha për të inauguruar stadiumin me fitore, por edhe për të marrë kryesimin e grupit, pasi është me pikë të barabarta me Danimarkën.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’