Danimarkë, Meta merr mbështetje
për integrimin e Shqipërisë në BE

Danimarkë, Meta merr mbështetje<br />për integrimin e Shqipërisë në BE
KOPENHAGEN - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është pritur sot në Kopenhagen nga Kryetari i Parlamentit të Danimarkës, Mogens Lykketoft dhe Presidiumi i Parlamentit dhe ka mbajtur edhe një fjalim gjatë nje seance plenare.. Meta shoqërohej nga një delegacion parlamentar i përbërë nga Gramoz Ruci, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, znj. Olta Xhaçka, Musa Ulqini, Ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, Arben Cici, si dhe anëtarë të kabinetit.

ORA 15:44 KRYETARI I KUVENDIT TE SHQIPERISE, META, FLET NE SEANCE PLENARE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka folur sot në Parlamentin e Danimarkës, n një seancë plenare, kur ishte parashikuar një interpelancë me Kryeministrin e vendit. Homologu i tij Lykketoft tha se "është diçka e rrallë që gjatë një interpelance me Kryeministrin të kemi një mysafir kaq të të veçantë."

ORA 12:34 META PRITET NGA KRYEPARLAMENTARI LYKKETTOFT

Gjatë takimit Kryetari i Parlamentit të Danimarkës, Mogens Lykketoft, pasi i uroi mirëseardhjen kryeparlamentarit Meta dhe delegacionit shqiptar në Kopenhagën, shprehu miqësinë dhe mbështetjen e Danimarkës për procesin e zhvillimit social, ekonomik dhe për integrimin evropian të Shqipërisë.
 
Lykketoft shprehu bindjen se avancimi i axhendës evropiane të Shqipërisë do t'a inkurajojë dhe përshpejtojë procesin e reformave dhe progresit në Shqipëri dhe në rajon.
 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen në vite të Danimarkës jo vetëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë, por edhe për projektet daneze në vend dhe për asistencën e veçantë që Danimarka i ka dhënë që në fillimi Avokatit të Popullit.
 
Meta dhe Lykketoft ndan bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Danimarkës do të hyjnë në një faze me dinamikë të shkëmbimeve reciproke. Në këtë kuadër, Meta shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Danimarkë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të drejtohet nga deputetja, Olta Xhaçka.
 
Meta e njohu homologun danez mbi axhendën ambicioze të reformave që janë ndërmarrë në Shqipëri në funksion të forcimit të institucioneve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit dhe theksoi se investitorët daneze janë të mirëpritur në Shqipëri kryesisht në fushat e energjisë, agro-përpunimit, bujqësisë dhe turizmit.
 
Dy homologët biseduan gjithashtu edhe mbi zhvillimet ne rajon ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u theksua rëndësia e perspektivës evropiane të të gjithëve vendeve te rajonit te Ballkanit ne interes te stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Meta në këtë drejtim bëri një vlerësim të veçantë për kontributin pozitiv që Danimarka ka dhënë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë.
 
Ne përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se pavarësisht vendimit në dhjetor, Qeveria shqiptare është e vendosur në avancimin e reformave qe kërkon vendi dhe Kuvendi po adreson të gjitha prioritetet e Komisionit Evropian.
 
Gjatë qëndrimit në Kopenhagën Delegacioni Parlamentar shqiptar kryesuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u përshëndet zyrtarisht nga deputetet daneze gjate seancës plenare në Parlamentin e Danimarkës.

Lajm në përditësim që nga ora 12:24

Redaksia online
(ar.sh/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS