Dardan Gashi: Do të Vendoset
në Toronto statuja e Skendebeut 

Dardan Gashi: Do të Vendoset<br />në Toronto statuja e Skendebeut <br>
Ministri kosovar i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, u prit sot nga Ministrja e Migracionit dhe e Shtetësisë e shtetit të Ontarios, Laura Albanese, me të cilën, mes të tjerash, diskutoi për ngritjen e një qendre kulturore shqiptare në qytetin e Torontos.

Ministrja Albanese ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të promovimit të kulturës shqiptare, duke sponsorizuar edhe ligjin që është miratuar në Parlamentin e shtetit të Ontarios, ku muaji nëntor është shpallur muaji i kulturës shqiptare. Me rastin e kësaj shpallje, Gashi shprehu idenë për të vendosur statujën e heroit tonë kombëtar, Skenderbeut.

Me këtë rast, Ministri Gashi e informoi ministren Albanese për misionin dhe punën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

“Në Toronto erdhëm për panairin e minierave dhe për të prezantuar e promovuar Kosovën si potencial për investime. Në kuadër të vizitës kemi takuar edhe shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Toronto, afaristë të suksesshëm, nga të cilët kam një kërkesë që duhet t’jua paraqes – të ndihmoni gjetjen e lokacionit për vendosjen e një shtatoreje të Skënderbeut, pasi edhe ky vit është shpallur Vit i heroit më të madh shqiptar”, tha ministri Gashi,

Gashi shprehu falenderime për punën që Ministrja Albanese ka bërë dhe për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit shqiptar. 

Ministri Gashi kërkoi gjithashtu nga Albanese mbështetjen e Qeverisë së Ontarios për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, si dhe për ndërtimin e një qendre kulturore shqiptare në Toronto. Ministrja, duke falënderuar ministrin Gashi për vizitën, premtoi se do të punojë së bashku me komunitetin dhe do ta mbështetë atë, si dhe do t’i japë këshilla për t’i përmbushur kërkesat e tyre, edhe pse disa prej tyre nuk janë lehtësisht të realizueshme.

Po ashtu, duke pasur parasysh kërkesat e shumta nga Kosova për punë sezonale në shtetin e Ontarios, znj. Albanese theksoi se për t’u pajisur me vizë pune ekzistojnë disa mënyra, ndërsa përmendi njohuritë e gjuhës angleze ose franceze, si parakusht kryesor për të qenë i kualifikuar për shqyrtim të aplikacionit për vizën e punës.

Në fund të takimit, dy ministrat shkëmbyen dhurata.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione