ELBASAN - Policia e Elbasanit njofton për vënien në pranga të një 19 vjecari i cili ka dhunuar gjyshërit e tij. Sipas uniformave blu të Elbasanit ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit, ku 19-vjeçari Alban Preci ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Xhemal dhe Rabije Preci.

Mëoshet se dhuna ka qenë pasojë e një debati për shkak të një konflikti të hershëm pronësie. Dy të moshuarit gjyshërit kanë denoncuar nipin në policinë e Elbasanit.

Ndërkohë që policia një vit më parë ka arrestuar babain e 19-vjeçarit, Ilir Preci, për të njëjtin shkak.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)