Darka, Basha sulmon Metën: 
Buka e popullit do iu ngelet në fyt

Darka, Basha sulmon Metën: <br />Buka e popullit do iu ngelet në fyt
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sulmoi edhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, pas darkës me kryeministrin Edi Rama një natë më parë në Kryeministri. 

Nga çadra e protestuesve të PD në Bulevard, Basha deklaroi se nuk do të tërhiqet nga kauza për qeveri teknike dhe shtoi se Rama dhe Meta duhet të dëgjojnë mirë këtë dhe jo një por 10 darka të hanë bashkë nuk do të ketë kthim pas nga opozita.

"Kjo që ka nisur nuk ndalet. Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje.
 
Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt.
 
Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare" deklaroi Basha gjatë takimit me naftëtarët e Ballshit në çadrën para Kryeministrisë.

Gjatë fjalimit të tij para naftëtarëve që i janë bashkuar protestës së PD, Basha akuzoi se "150 milionë dollarë në vit nga nafta, por pavarësisht se nxirret me mund dhe djersë, por sot naftëtarët janë të braktisur dhe përbuzur.
 
Qindra milionë dollarë nuk shkojnë për rrogat e naftëtarëve, por i vjedhin një grusht derrash të pangopur.
 
Këta derra hajdutë kanë frikë nga zgjedhjet e lira dhe gjykimi i fierakëve dhe naftëtarëve dhe kjo është arsyeja sepse me lekët që vjedhin nga nafta duan të blejnë zgjedhjet e ardhshme.
 
Duan të jenë ata që emërojnë drejtorët e Albpetrolit dhe jo populli. Do të jem me ju deri në fitore, sepse me fitoren e zgjedhjeve mos bëjmë thjeshtë një rrotacion politik, por të hapim një kapitull të ri për demokracinë.
 
Naftëtarët kurrë nuk do të jenë të harruar dhe nën tutelën e oligarkëve",
deklaroi Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)