Mesa duket nuk ka qenë një darkë e lehtë ajo që kreu i opozitës Basha ka pasur dje me disa ambasadorë të Bashkimit Evropian.
 
Në drekë, merrnin pjesë ambasadorët e Britanisë, Francës, Greqisë, Danimarkës dhe Italisë.
 
Burime të besueshme thanë se gjatë takimit diskutimet janë fokusuar më së shumti tek protesta e opozitës dhe sidomos tek kërkesa e palëvizshme (deri tani) e Bashës për rrëzimin e qeverisë Rama dhe kalimin në një qeveri teknike drejt zgjedhjeve.
 
Të njëjtat burime thonë se reagimi i ambasadorëve ndaj kërkesës në fjalë të kreut opozitar ka qenë negativ dhe unanim, raporton Javanews.
 
Sipas informacioneve, diplomatët europianë i kanë sqaruar Lulzim Bashës se kërkesa për një qeveri teknike do të “dëmtonte vendin dhe vetë PD” dhe se “asnjë qeveri e BE nuk do të ishte e gatshme ta mbështeste”.
 
Ndërkohë që mësohet se Basha do të vijojë me takime me ambasadorë të tjerë europianë, duket se vendet e kontinentit të vjetër vijojna të shohin ftohtë kërkesën e opozitës shqiptare për një përmbysje politike në tavolinë, në prag të zgjedhjeve. /Javanews
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com