Darka me Ramën, Meta: Fokusi
'drejtësia', PD të vijë në Kuvend

Darka me Ramën, Meta: Fokusi<br />'drejtësia', PD të vijë në Kuvend
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur për mediat lidhur me darkën e zhvilluar një natë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se me Ramën ka diskutuar për reformën në drejtësi, Vettingun dhe ecurinë e dialogut politik për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. 

Kryetari i Kuvendit iu referua edhe bojkotit të Kuvendit nga PD.

Meta u shpreh kundër këtij vendimi ekstrem të demokratëve, duke kërkuar rikthimin në Kuvend, pasi sipas tij, Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. 

"Dy çështje dua të nënvizoj rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet sipas standardeve evropiane të dialogut të bashkëpunimit. 

Parlamenti është i opozitës, mazhoranca ka qeverinë, është gjithnjë e mirëpritur që të çojë përpara Reformën. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. do të bëjmë të gjitha përpjeket, jemi në një moment për të ecur përpara në Reformën në Drejtësi. 

Negociatat nuk hapen pa u zbatuar Vettingu dhe pa u realizuar zgjedhjet sipas standardeve. Të bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime. 

Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente procedurat që i takojnë për të ecur në zbatim të kushtetues të Reformës në Drejtësi",
tha Meta. 

Deklarata e Metës për mediat erdhi pas takimit që ai zhvilloi me tre senatorët italianë Vannino Chiti, Roberto Cociancich dhe Pietro Liuzzi. 

Sa i takon mbledhjes së kryesisë së LSI pasditen e kësaj të mërkure, Meta tha se ajo ka qenë e planifikuar dhe nuk u vendos pas darkës me Ramën. 

"Mbledhja ka qenë e planifikuar më parë. Të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë notën më të mirë Shqipërisë", tha Meta. 

Në një kohë kur opozita ka vendosur të bojkotojë punimet e Kuvendit dhe po proteston prej 5 ditësh mes zyrës së Metës dhe Ramës, dy drejtuesit e koalicionit qeverisës, darkuan së bashku një natë më parë në Kryeministri. 

Prononcimi i plotë i Metës për mediat:

Z. Meta dje keni pasur një darkë shumë të gjatë me z. Rama. Ishte një darkë e qetë e udhëhequr nga filozofia që ju keni z. Meta me “qetësi dhe dashuri” apo me tone të larta dhe mungesë konsensusi siç raportojnë disa media sot?
Po t’i referohesh z. Balliu mund të ketë gjera më serioze, por ajo që dua të them është që ky është një komunikim i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues.

Do të thotë që nuk keni diskutuar fare për kërkesën e opozitës për një qeveri teknike?
Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Dy çështje dua t’i nënvizoj. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo është e domosdoshme.
Dhe së dyti, rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet më të larta të standardeve evropiane më 18 qershor dhe kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi.

Dialogu për opozitën?
Po, patjetër që dialogu me opozitën është kyç dhe për integrimin evropian.

Po ku do të zhvillohet ky dialog z. Meta, sepse opozita është jashtë parlamentit dhe do të rrijë të paktën siç ka thënë jashtë parlamentit deri sa të plotësohet kërkesa e saj për qeveri teknike?
Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, sepse mazhoranca ka edhe qeverinë. Kështu që opozita parlamentin ka. Dhe është gjithnjë e mirëpritur në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde me të lart për zgjedhjet e 18 qershorit.

Do ta prisni që të vijë apo do të ketë negociata që ajo do të rikthehet në parlament?
Ju e dini që për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësohet dhe të rritet besimi i shqiptarëve në radhë të parë tek zgjedhjet, por edhe të përmirësohet klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishëm të ecjes përpara të reformës në drejtësi.

A keni nisur negociatat z. Meta? Të paktën me Opozitën, pasi ajo thotë që Parlamenti është te çadra te “shtëpia e lirisë”....
Tani, negociatat nuk hapen pa u zbatuar Vetting-u dhe pa u realizuar zgjedhjet e standardeve. Meqenëse përmendet negociatat, ato nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i Vetting-ut, që do të thotë kushtetuese dhe ligjore. Dhe së dyti, pa u realizuar dhe zgjedhje të standardeve më të larta në 18 qershor. Hajde bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime në mënyrë që të hapen ato që janë negociatat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Si do t’i bëhet me komisionet e Vetting-ut z. Meta? Javën tjetër duhet të zgjidhen komisionet e Vetting-ut. Opozita nuk vjen dhe pa të nuk mund të ketë ngritje të komisioneve...
Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente të gjitha procedurat që i takojnë dhe do të përpiqemi të krijojmë klimën më të mirë konstruktive për të ecur në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve që Kuvendi ka miratuar për reformën në drejtësi.

Edhe diçka të fundit z. Meta, mbledhja e kryesisë vjen si pasojë edhe e takimit të mbrëmshëm që patët me Kryeministrin Rama?
Mbledhja ka qenë e planifikuar më parë në vijim të angazhimit të vazhdueshëm të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Do të ketë një vendimmarrje në këtë mbledhje edhe për fatin e koalicionit? Apo darka e djeshme e ka zyrtarizuar tashmë që ju do të vazhdoni së bashku edhe pas 18 qershorit?
Unë mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet dhe t’i japë një impuls të fuqishëm të gjithë reformave integruese të vendit.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat