Dasara, festë surprizë gjyshit Berisha
për ditëlindje me të rinjtë e FRPD-së
Në këtë ditë të veçantë mbesa e tij, Dasara Malltezi së bashku me të rinjtë e FRPD kanë organizuar një festë surprizë për Berishën
Ish kryeministri Berisha sot feston ditëlindjen e tij të 69-të, një ditë që përkon me festën e madhe të besimtarëve myslimanë të Kurban Bajramit.
Në këtë ditë të veçantë mbesa e tij, Dasara Malltezi së bashku me të rinjtë e FRPD kanë organizuar një festë surprizë për Berishën. Një nga fotot përpara bërjes së surprizës, Dasara e ka hedhur në rrjetin social Facebook ku ka shkruar “Gati per 'gjen e madhe' getting ready for grandpas surprise”. Në këtë foto shihen shumë nga të rinjtë e PD-së përfshirë edhe motrat Koçi. Urimet për Berishën kanë qenë të shumta edhe në rrjetin social Facebook, pasi ai vetë ka shkruar për kër këtë ditë.
“Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen. Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më të perzemërt dhe mirënjohjes më të thellë:
- para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë;
- për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj;
- për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e mi, vjaza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike.
Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen. Le tu urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. GËZUAR!! Sb”
(J.Hitoveizi/shqiptarja.com)
6/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.2%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet të nisë protesta/ Policia stacionon fikëset e zjarrit pranë kryeministrisë! Gati për të ndërhyrë
7 Tetor, 18:05
-
Ende pa nisur protesta shënohet incidenti i parë, digjet një gomë makine tek Presidenca
7 Tetor, 18:05
-
VIDEO/ Protesta e opozitës, mblidhen protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 18:04
-
Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën
7 Tetor, 18:03
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54
-
Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit (VIDEO)
7 Tetor, 17:52
-
Protesta/ Dule e Ndoka mbërrijnë në selinë e PD (VIDEO)
7 Tetor, 17:51
-
Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
7 Tetor, 17:41
-
VIDEO/Protesta e PD, FNSH brenda Kryeministrisë! Autobotë me ujë jashtë godinës
7 Tetor, 17:36
-
‘Pakti për vdekjen e Universitetit', protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 17:27
-
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme
7 Tetor, 17:26
-
FOTOLAJM/ 'Lironi deputetin Salianji!' Militantët nisin të mblidhen tek selia e PD-së, shikoni çfarë ndodh
7 Tetor, 17:23