DASH: Kosova është në gjendje të
organizojë zgjedhje, vuri themelet

DASH: Kosova është në gjendje të<br />organizojë zgjedhje, vuri themelet
UASHINGTON- Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme në Kosovë.

"Edhe pse mbetet ende edhe shumë punë, këto zgjedhje kanë vënë themelet, që udhëheqësit politikë të kryejnë një reformë të mirëfilltë zgjedhore. Votimet treguan që Kosova është në gjendje të organizojë zgjedhjet e ardhshme në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me aspiratat e saj evropiane”, thuhet në një deklaratë të këtij Departamenti, transmeton REL.

Ndërkohë, në lidhje me incidentet e djeshme në veri, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se “Ata që nxisin dhunën dhe përpiqen t’i parandalojnë qytetarët e Kosovës në ushtrimin e të drejtës së tyre të votës, duhet të mbahen përgjegjës”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërkohë që ato po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet në kuadrin e dialogut me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian, për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe për ta çuar rajonin përpara”, thuhet në përfundim të deklaratës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë