DASH: Në Gërdec ka ende
municione, janë nëntokë

TIRANE - Departamenti Amerikan i Shtetit informon se është përmbyllur me sukses programi prej 14. 5 milionë dollarë në mbështetje të Shqipërisë për të pastruar zonën ku ndodhi shpërthimi tragjik i 15 marsit 2008.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të publikuar mbrëmë në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit informohet se “gjatë këtij programi janë hequr 3.085 ton granata të pashpërthyera, dhe 146 500 copë municione të rrezikshme”.

DASH shton se "zona të Gërdecit mbeten të kontaminuara si dhe ekziston mundësia e incidenteve me shpërthim municionesh, pasi eksplozivë, mund të vazhdohet të gjenden në thellësi të tokës dhe që me kalimin e kohës mund të dalin në sipërfaqe."

Shpërthimi i 15 marsit 2008 në një ish bazë ushtarake në Gërdec i cili shkaktoi 26 të vdekur mbi 300 të plagosur, ndërsa 700 familje u detyruan të largohen nga shtëpia, "nënvizoi sfidat përpara municioneve të vjetra të Luftës së Ftohtë, por dhe nevojën e një menaxhimi të duhur për demontimin e tyre. Granata të pashpërthyera fluturuan disa kilometra larg epiqendrës së shpërthimit, duke paraqitur një rrezik"- informon DASH.

Me kërkesën e autoriteteve shqiptare SHBA ofroi asistencë dhe praninë e një eksperti, i cili ndoqi nga afër pastrimin e zonës nga predhat e pashpërthyera, mortaja dhe municione të tjera. "Për gati 5 vjet, ekspertët teknikë të ITF Enhancing Human Security, Sterling International, dhe EOD Solutions, trajnuan dhe supervijuan punëtorët shqiptarë të cilët pastruan "257 ha tokë nga municionet e pa shpërthyera të cilat ishin zhytur deri në 8 metra thellësi, përfshi dhe krateret gjigande që u shkaktuan nga shpërthimet masive."- informon DASH.

Nga demontimi i predhave dhe municioneve të pashpërthyera janë siguruar 734 tonë metal për skrap, të ardhurat e të cilave, arrijnë në miliona dollarë, që i janë dhënë ministrisë së Mbrojtjes shqiptare. Gjithashtu dhe paisje me vlerë mijëra dollar I janë dhuruar Zyrës për Koordinimin e Minave deh Minicioneve në Shqipëri për të vazhduar pastrimin e ish zonave ushtarake në të gjithë vendin.
SHKRIMI ORIGJINAL

(sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion