Departamenti Amerikan i Drejtësisë pritet të bëjë një padi ligjore kundër “Alphabet INC”, kompania mëmë e Google, për shkelje të ligjit dhe monopolizim në tregun e kërkimit në internet.
Konkretisht, gjiganti i teknologjisë akuzohet se ka përdorur fuqinë tregtare për të spostuar kompanitë rivale të kërkimit në internet, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.
Sipas hetuesve Google u paguan çdo vit kompanive të prodhimit të celularëve për të përfshirë aplikacionin e tij dhe kjo gjë ka shkaktuar shkeljen e ligjit të konkurrencës për të ruajtur supremacinë si motor kërkimi dhe për shitjen e reklamave online.
Pas këtyre akuzave, ka ardhur dhe reagimi i Google që ka hedhur poshtë çdo pretendim të grupit hetimor dhe është shprehur edhe njëherë e sigurte se nuk ka shkelur ligjet e konkurrencës duke theksuar se ajo preferohet nga vetë njerëzit.
Sidoqoftë, duke qenë se vjen pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, padia mund të konsiderohet një lëvizje politike pasi përmbush premtimin e presidentit Donald Trump për të mbajtur kompani si Google përgjegjëse për asgjësimin e grupeve të tjera rivale.
Google është përballur edhe më parë me akuza të ngjashme në Bashkimin Evropian. Kompania është gjobitur nga Këshilli i Bashkimit Evropian tre herë që nga viti 2017 dhe duhet të paguajë 8.2 miliardë euro, vendime të cilat janë apeluar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar, 07:26
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01