Dash Shehi: Rama i vetmi kryeministër që pranon me mburrje se ka dështuar

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi që nga foltorja e kuvendit ka deklaruar se Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë i cili brenda mandatit pranon se reforma për të cilën është mburrur, ka dështuar. Shehi iu referua Ligjit të Arsimit të Lartë kur tha se qeveria dështoi ta reformojnë atë që e pati objektiv të mandatit qeverisës.

“Ky është i vetmi kryeministër i cili pranon që atë që e bëri për reformë që e bëri për sukses, e pranon brenda mandatit të vet që ka dështuar. Kjo nga ana e pikëpamjes demokratike do ishte një mrekulli, arritje e madhe me thënë të drejtën. Që ai kryeministër që ka shkarravit vet mendon që janë shkarravina. Mirëpo nga ana e shtetit shqiptar, jo shqiptarë po kujtdo shteti qoftë ky, është një dështim i madh, i madh, është një turp i madh”, deklaroi Shehi.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet