KUFIJTE KALOHEN LEHTE
“Në trafikun global të narkotikëve, Shqipëria është një vend tranzit për vendet e Europës Perëndimore, falë pozicionit të saj gjeografik, dhe trafiku do të vazhdojë.” vëren raporti duke nënvizuar se “integrimi dhe përmirësimi i institucioneve të sistemit të drejtësisë penale kanë të pasur një efekt, por progresi është ende i ngadalshëm dhe "pengohet nga institucionet e saj të dobëta politike, gjyqësore dhe ato të forcimit të ligji"
Shqipëria- vlerëson raporti- ka bërë përpjekje për të luftuar trafikun e drogës në vitin 2011. "Konfiskimet e drogës dhe procedimi penal vijuan në të njëjtat nivele si një vit më parë, por përpjekjet vazhdojnë të pengohen nga mungesa e burimeve, korrupsioni dhe mungesa e vullnetit politik. Grupet kriminale përfitojnë nga pozicioni strategjik i Shqipërisë, kufij që kalohen lehtë dhe pa kontrolle dhe zbatimi i pabarabartë i ligjit”- thuhet më tej në raport.
Vlerësohen se janë bërë përmirësime në operacionet e luftës kundër drogës, forcimit të ligjit, kontrollit të kufijve, të cilat kanë cuar dhe në rritjen e numrit të të arrestuarve si trafikantë dhe të sasive të lëndëve narkotike që janë kapur në 9 muajt e parë të 2011. Në 9 muajt e parë të 2011, policia arriti të arrestojë 507 persona për trafik të lëndëve narkotike. 96 prej tyre ishin për trafik heroinë, ndërsa 357 për trafik dhe kultivim të mariuanës. Janë kapur 4728 kg mariuanë, 1.6 kg kokainë dhe 14 kg heroinë.
S'KA TABLO TE QARTE TE PERDORIMIT TE DROGES
Shqipëria nuk vërehet si një vend që prodhon droga të paligjshme, përvecse atij të kanabisit. Gjithashtu nuk është prodhuese e sasive të mëdha të lëndëve kimikate, apo të drogave sintetike. DASH vëren gjithashtu se qeveria nuk ka ende një tablo të qartë sesa është i përhapur përdorimi i drogës brendë në Shqipëri, për shkak të problemeve të tjera të shumta që ka, ndërkohë që të dhënat flasin për një rritje të numrit të përdoruesve, sidomos tek të rinjtë.
KORRUPSIONI, KA PAK TE DENUAR
Korrupsioni mbetet një problem i ngulitur thellë në Shqipëri. "Pagat e ulëta, pranimi shoqëror i ryshfetit dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë të vështirë luftën e korrupsionit në mesin e policisë, gjykatësve dhe zyrtarët e doganave." vëren raporti.
DASH tregon dhe me shifra se në vitin 2010, policia dhe prokurorët kanë qenë aktive në hetimin e zyrtarëve të qeverisë dhe të atyre të zbatimit të ligjit ndërkohë që ka qenë më i vogël numri i të dënuarve nga gjykata për korrupsion.
"Edhe pse numri i përgjithshëm i rasteve të hetuara ranë në 3.9%, prokurorët arritën që 17.3% të rasteve ti dërgojnë në gjykatë. Gjatë vitit 2010, prokuroria regjistroi 534 dosje, nga 555 raste për korrupsionin, që regjistroi në vitin 2009, kaloi për gjykim 142 raste në krahasim 121 në vitin 2009. Megjithë rritjen e rasteve gjyqësore, numri i vendimeve që u shpallën fajtorë për korrupsion ra nga 211 në 162, pra një rënie 23%. Disa vendime duken të dyshimtë, nisur nga provat duke provuar se pavarësia e gjyqësorit, paanshmëria dhe transparenca vazhdon të mbetet problem."- vërehet në raport.
DASH e mbyll raportin duke deklaruar se “SHBA, së bashku me BE-në dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë, do të vazhdojnë të punojë me qeverinë shqiptare për të luftuar trafikimin e paligjshëm të drogës dhe për të nxitur reformat sistematike”.
(sg/shqiptarja.com)