Deputeti demokrat Dash Sula thotë se negociatat mes Rithemelimit dhe PS janë fake dhe një normalitet i rremë. Në Komisionin e Ligjeve, ai tha se marrëveshja u bë në Tiranë dhe tymi plasi në sazan, referuar këtu projektit të dhëndrit të donald Trump për zhvillzimin e disa sezoneve turistike në Sazan.
Sula tha se kjo është një marrëveshje fake, pasi mazhornaca ka ndryshuar edhe ligjin për komisionet hetimore, që sipas tij tashmë s’ka asnjë vlerë ngritja e tyre.
"Pas 5 muajsh për të folur për procedurë është normale. Ndihem më shumë se sa i lumtur. Të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë përgjatë këtyre 5 muajve, dhe në datën 18 mars të vijmë këtu dhe të fshijmë historinë e këtyre 5 muajve, ndërkohë që kanë ndodhur gjëra shumë të rënda, me cenimin e demokracisë. Do mundohem që për të gjithë zotërinjtë e komisionit tua bëj të qartë të gjithëve që ky kthim në normalitet është diçka që duhej të kishte ndodhur që me 5 tetor të 2023, kur mazhoranca e bëri me dhunë, ngjarja dihet se si ka shkuar. Kjo marrëveshje është një fake i pastër, sepse çfarë marrëveshje kemi arritur PS me PD, atë çfarë i takon opozitës sipas Kushtetutës dhe rregullores. Ca kërkoi opozita në 5 muaj, asgjë tjetër përveçse komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore. Ca bëri mazhoranca, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore që s’ka asnjë lloj vlerë për tu ngritur komisionet hetimore.
Pra unë nuk mund të rri dhe të jem hipokrit që këtu është një normalitet i rremë. Ndryshuat rregulloren e kuvendit për deputetë që bënin protestë. Nëse nesër do ketë një protestë qoftë edhe civile ju i ndërprisni mandatin deputeti 60 ditë, që nuk e bën as Kodi Penal as organet e drejtësisë, por bëni ju si Byro e parlamentit.
Keni kaluar ligje gjatë 5 muajve pa diskutuar, përfshirë edhe buxhetin e shtetit. Shkaku ishit ju për shkak të sjellës së dhunshme që me forcën e kartonit ndërpretë të drejtat e opozitës. Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan", tha Sula.
Lajmi kryesor: