DASH-amerikanëve: Mos shkelni në Lazarat, për shkak të krimit e drogës! Revoltohet Tritan Shehu: Lapsus ose hakërrim provokativ, komuniteti aty mbartës i idealeve demokratike

DASH-amerikanëve: Mos shkelni në Lazarat, për shkak të krimit e drogës! Revoltohet Tritan Shehu: Lapsus ose hakërrim provokativ, komuniteti aty mbartës i idealeve demokratike

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Lazarat pasi siguria në këtë vend është e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e drogës. Sipas DASH qeveria amerikane nuk është në gjendje të sigurojë mbrojtje për amerikanët që udhëtojnë aty. Edhe pse goditja që iu bë Lazaratit në 2014 si epiqendra e kultivimit të kanabisit, duket se edhe pas kaq shumë vitesh kjo zonë vijon të jetë problematike dhe të shihet e pasigurt nga SHBA.

Këto këshilla DASH i bëri ndërsa Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka futur Shqipërinë në vendet me nivel të lartë rreziku për t’u infektuar me koronavirus dhe rekomandon që amerikanët të  shmangin udhëtimin drejt Shqipërisë, për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19

“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të sigurojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat, dhe punonjësit qeveritarë e kanë të ndaluar të udhëtojnë aty”, thuhet në njoftimin e DASH.

Ky njoftim i DASH ka revoltuar shumë deputetin e zgjedhur demokrat më 25 prill,  Tritan Shehu i cili shprehet se shpreson së SHBA të ketë bërë ndonjë lapsus pasi në Lazarat nuk ka asnjë rrënjë kanabis. Duke e cilësuar njoftimin si hakërrim provokativ nga SHBA, Shehu si përfaqësues i Lazaratit e cilëson atë një komunitet të respektuar që mbart vlerat demokratike.

"Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Ëeb Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ. Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe. Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA. Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve", shkruan Shehu.

Njoftim i DASH

Postimi i Tritan Shehut

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/08/2021 23:57

    Nuk jane vetem mbartes te vlerave e idealeve demokratike,evropiane...,por jane dhe mbartes te droges dhe transportues te saj dhe te punetoreve te saj,dhe shites te saj.O Tritan,e dime qe je deputet i Gjirokastres,dhe te duhet t'i mbrosh,e dime gjithashtu,se si PD e shihte dikur Lazaratin si pule qe i bente <<veze te arta>>,(Berisha nuk ia harron kurre Saimir Tahirit hatane qe i beri Lazaratit te tij te dashur),por mos vere doren ne zjarr per ta dhe as baste, se sa te paster e te kulluar jane bere.Amerikanet nuk kane nevoje te pyesin qeverine per kete,ata kane njerezit e tyre dhe vec kesaj,jane ne gjendje t'a kontrollojne <<folene e grerezave>> me satelite super te ndjeshem,super moderne.Keshtu qe me mire hesht e mos fut hundet aty ku s'te takon.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 24/08/2021 15:29

    Qe shkrimi apo mesazh i DASH( mbase DASH Shehu i pire tape)mund te jete hakerim provokator,ketu mund te kesh te drejte.por ti quash lazaratasit me te tilla konsiderata, kjo eshte shume provokator dhe e pavertete.Or tritan ,domani juaj eshte dhe plot me kriminele,kontrabandist dhe prodhuar droge.cdo gje qe eshte bere ne lazarat,perfshi dhe votat per pd jane para te ndotur keq.

    Përgjigju
  • Jeton Tore Gjoleka [ Muli ]: 24/08/2021 15:05

    O zritan preshi po ri urt mor burec. Po ti je pa din e pa iman ti hëngre gjith atë presh në byth e nuk zure mënd o derzi.

    Përgjigju
  • LLOSHI KAJES REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/08/2021 13:56

    O zritan preshi po si nuk nxure mënd ti o derzi. Po ti je një sahan lēpirës i pëushtir o mënxyr. Po partia jote është e falimentuar o i uruar. Sa të jet dalheu në parti pd s'fiton kurr o tritani turr.

    Përgjigju
  • qytetari: 24/08/2021 12:42

    Shko re kar se na late 30 vjet mrapa dhe 20 vjet anash

    Përgjigju
  • Titi: 24/08/2021 12:38

    O TamTam Shehu, lazarati eshte plot me kokpalare e ti na i nxjerr njerez te ndershem. Shko o TamTam ha ndonje pras se vetem ai te sjell ne vete ty

    Përgjigju
    • beni: 24/08/2021 15:19

      tritan byca mire lazaratasit laveri ja u kendoj.tani ik futi ndonje paca qe te behet byca na.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip