Pesë aleatë të Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, pa Shpëtim Idrizin e PDIU-së, tashmë kanë hartuar një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese mes forcave politike, e cila më tej do të duhet të kalojë me votim në Parlamentin e Shqipërisë.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, qartësoi atë që për të gjithë mund të ketë mbetur me pikëpyetje: Do të marrë apo jo pjesë PD në zgjedhjet lokale të 30 qershorit?! Shehi tha se tre janë kushtet e pandryshueshme me të cilat PD-LSI, dhe aleatët e djathtë kanë lidhur marrëveshje: Djegia e mandateve të deputetëve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale, dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.
"Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër. Kjo nuk është çështje për parlament, është marrëveshje kushtetuese. Do të ishim shumë të lumtur kryeministri Rama me ata që ka në kuvend", tha kreu i LZHK-së.
Dashamir Shehi për herë të parë zbuloi se cila është ika e vetme që aktualisht i ndan me Partinë Demokratike: Ndryshimet në kodin Zgjedhor.
"Dhe ne të 5 këtu nuk është se mendojmë njëlloj për Kodin Zgjedhor. Në kërkojmë prej vitesh ndryshimin e kodit zgjedhor. A ka tek PD që mendojnë si ne ose ndryshe? Plot. PD në këtë pikë nuk ka dhënë një qëndrim të saj definisht. Me PD-në kjo është një nga pikat që kemi debat, ndaj jemi me këtë platformë. Urojmë që edhe PD të vijë në këtë pikë sa i përket Kodit Zgjedhor", tha Shehi.
Lajmi kryesor:
Aleatët e Bashës: Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve për 15 vite me radhë (PLATFORMA)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15