Po ndodh shpesh që të jenë pikërishr lexuesit e Shqiptarja.com ata që po bëjnë më së miri rolin e gazetarit, sidomos me dhënien e fakteve të panjohura ose shumë pak të njohura për opinionin publik shqiptar. Kështu ka ndodhur edhe sot me njërin prej komentuesve të lajmit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të diplomuar në universitetin Kristal.
Nën pseudonimin “Prishtinali”, lexuesi ka postuar një video nëpërmjet së cilës ai tregon se deputetët shqiptarë jo vetëm diplomohen me “shpejtësi” në universitetet private, por disa prej tyre kanë lidhje me luftën civile të vitit 1997 në vendin tonë.
I tillë është deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, aktualisht aleat me partinë qeverisëse, PD, i cili në një kronikë të vitit 1997, të televizionit italian RAI DUE shfaqet në qytetin e Vlorës, në krah të Zani Çaushit.
Në video Tahiri shfaqet në bisede në gazetarin italian, të cilit i përkshruan situatën në ato ditë në qytetin e Vlorës, por njëkoëhësisht edhe përkthen në gjuhën italiane deklaratat që Çaushi bën për grupin e xhirimit të ardhur posaçërisht nga Italia.
JA ÇFARE THOTË TAHIRI
Tahiri: Ky (Zani) po thotë që këtu ka patur gjithmonë armë për të mbrojtur popullin. Psh, unë po mbroj këtë hotelin këtu, për të mbrojtur përshembull, të huaj si ju gazetarët që vijnë këtu për të raportuar situatën.
Gazetari italian: Pra, ju po thoni se po kontrolloni territorin që të mos ketë provokime nga ana e bandave të Sali Berishës?
Tahiri: Këtu ka ardhur vetë Prodi dhe ju e patë që nuk ndodhi asgjë e keqe, apo jo. Por, nëse vjen Sali Berisha, detyrimisht që këtu do të ndodhë diçka e keqe.
Video është publikuar fillimisht në Youtube në dhjetor të vitit 2009, pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, kur Tahiri dhe Shpëtim Idrizi u bënë pjesë e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, e cila përfaqëson interesat e popullsisë came në vendin tonë.
Dashamir Tahiri është zgjedhur deputet në qytetin e Vlorës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com