Xhika thotë se “kjo proçedurë e “skanimit”, të cilësisë së punimeve do të ketë rezultatet e para në fundin e muajit shkurt të këtij viti”. Ndërsa pas dhënies së rezultateve në pranverë 2014, nis ndarja e borxhit, të gjitha firmave që kanë kryer punimet në rrugë dhe ende nuk I janë akorduar këstet nga qeveria e mëparshme, (duke patur parasyh se fimrat që kanë kryer punime pa cilësinë e duhur do ti kërkohet që të ri-kryejnë edhe një herë punimet sipas parametrave të kërkuara në bazë të kontratave).
Prioriteti për investimet në rrugë gjatë 2014
Sipas z. Xhika, “prioritet mbeten shumë segmente apo rrugë të cilat janë tepër të rëndësishme në sistemin rrugor shqiptar, rrugë këto që kanë mbetur të pa përfunduara apo ku mungon sinjalistika rrugore, horizontale dhe vertikale, si dhe rrugë të cilat kanë pësuar amortizim si pasojë e punimeve të dobëta”.
Rrugë që do ti nënshtrohen investimeve gjatë këtij viti janë:
Rruga Lezhë – Fushë Krujë, që është e papërfunduar. Riveshja e rrugës Milot –Lezhë, ku do të ndëhyhet edhe tek sinjalistika rrugore. Ndërtimi i një mbikalimi tek kryqëzimi që lidh Rrugën e Kombit me segmentin Lezhë –Fushë Krujë. Rruga Durrës-Rrogozhinë, Rruga Lushnje-Berat. Rrugët Fier –Elbasan, Damëz-tepelenë, Lin-Pogradec, Valbonë, si dhe rrugët e Bregut. Në të gjitha këto rrugë apo segmente punimet do të mbyllen Brenda vitit në vazhdim. Të tjera Rrugë të rëndësishme do t’I nënshtrohen investimeve. Këtu mund të përmendim Unazën e Tiranës, By-Passin lindor të qytetit të Shkodrës, të gjitha këto rrugë të lëna përgjysëm.
Rruga e Kombit,
Po ashtu e lënë përgjysëm mund të quhet edhe rruga e Kombit në disa segmente, ku mund të përmendim edhe ura lidhëse“-thotë Xhika duke shtuar se-“ Për të kryer këto punime të lëna përgjysëm, do të duhen rreth 100 milionë Euro shpenzime. Qveria Shqiptare është në bisedime që kjo rrugë të jepet me koncesion ku kanë shprehur interesa Kina si dhe shtete të fuqishme Europiane.
Sinjalistika rrugore
Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, thotë në një intervitë eksluzive për “Shqiptarja.com”, se –“janë akorduar edhe 10 miliardë lekë të vjetra për elementët e sinjalistikës rrugore, të cilat do të investohen në rrugën Tiranë-Rinas, Tiranë – Durrës si dhe në rrugën e Kombit. Të tjera Rrugë që do të përfitojnë nga investime të tilla në sinjalistikë janë : Durrës-Rrogozhinë, rrogozhinë-Elbasan, Elbasan-Qafë Thanë dhe Shkodër-Fushë Krujë”.Siaps z. Xhika,-“Investimet do të kryhen në elemente të tilla si, Mbajtëse metalike, sinjalistikë horizontale dhe sinjalistikë vertikale”.Në këtë parashikohen edhe Tuneli i Thirrës dhe ai i Kërrabës, ku do të përfishen mirëmbajtja dhe menaxhimi, në shumën 5 Miliardë Lekë të vjetra”.
“Në muajt Korrik-Gusht do të shihet një përmirësim 100 për qind, në rrjetin rrugor Shqiptar”, thotë Drejtori i Përgjithshëm Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhiku.
100 Milionë Euro për mirëmbajtjen për 5 vjet
Një projket I Bankës Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve do të hyjë në fuqi gjatë këtij viti . Në këtë kuadër parashikohet një fond prej 100 milionë Euro, për mirëmbajtjen e rrjetit nga shteti shqiptar në një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja është firmosur nga BB dhe qeveria Shqiptare.
Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)