Dashnor Diko reagon pas arrestimit të Aleksandër Gjokës: Gëzuar Sandri...jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi, pa i bërë keq kujt!

Dashnor Diko reagon pas arrestimit të Aleksandër Gjokës: Gëzuar Sandri...jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi, pa i bërë keq kujt!

Dashnor Diko dhe Aleksandër Gjoka

Këngëtari i njohur Dashnor Diko ka reaguar për kolegun e tij Aleksandër Gjoka, pas arrestimit dhe daljes nga komisariati i policisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Diko ka shkruar se me përhapjen e lajmit për arrestimin e Gjokës nga policia për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur, doli në pah fakti që ky vend ka marrë fund dhe pasi sipas tij dallaverexhinjtë gjithmonë vlerësohen.

Sipas Dikos lajmi duhet të jetë transparent edhe për qeveritarët apo me të afërmit e tyre në rast se kapen me drogë.

"Në përgjithësi jeta e një Artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetri, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri deri aty sa të bëhesh lajm, nuk dua të bëj avokatinë apo për të treguar se është miku im më i ngushtë, por lajmi duhet të marrë dritë dhe të jetë transparent për çdo njeri.

Të jetë transparent dhe kur bën aksident një qeveritar dhe nuk tregohet se me kë femër ishte në makinë dhe kur kapet i afërmi i një ministri me një ton drogë dhe shteti ia mohon...prandaj nuk është se lajmi pati vlerë, por prapë këtu doli në pah se ky vend ka marrë fund dhe ska për tu bërë kurrë, këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s'vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe.

Gëzuar Sandri...jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi dhe pa i bërë keq kujt", ka shkruar Dashnor Diko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalimtari: 27/12/2019 19:11

    Të shijosh jetën sipas mundësisë dhe pa i bërë keq askujt është filozofia më pozitive që ekziston, ka shum të drejtë Nori por nuk mund të justifikosh gabimin e Sandrit (se mund të kishte mor n'qaf noi kalamo rrugës) duke thënë që qeveritarët bojn mo keq se kaq. Sa per shtetin që e ka mor lumi jam dakort por nuk e ka fillimin këto dy apo tre vjet, ka që në 1990 që ka pjerdh ky muhabet edhe duhen shumë vite të rregullohet në rast se fillohet nesër me bo shtet.

    Përgjigju
  • Nje fans:: 27/12/2019 19:05

    GEZUAR SANDRI! Por mos pi alkol kur je ne timon. Mire qe jeta nuk te dhimbset,por mendo edhe per ne spektatoret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja