Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë (EMRAT)! VIDEO, ja si shkëmbenin para! SPAK 'bastis' QSUT

TIRANË- Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali. 6 në burg, 3 në masën 'arrest shtëpie' dhe 1 'detyrim paraqitje' janë masat e ekzekutuara nga autoritetet italaine, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë në hetim në gjendje të lirë dhe disa prej 82 të dyshuarve janë shpallur në kërkim. Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Rezulton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi – Reanimacionit.

Report Tv mëson ekskluzivisht se SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, i arrestuar më parë për korrupsion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrolli u bë pasi Prifti dyshohet si pikë kontakti me mjekët në Itali, për shkak të lidhjeve që ka me ta. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro. Ndërsa vijojnë hetimet, mjeku ka fituar të drejtën si të mësimdhënies ashtu edhe të ushtrimit të profesionit. Priftit i janë sekuestruar 1 milionë euro.

Dosja është përgatitur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dorina Bejko, të cilët kanë hetuar për një periudhë rreth 18 mujore. Në kuadër të këtij hetimi nën koordinimin e EUROJUST, SPAK dhe Antimafia në Milano kanë sekuestruar gjysmë milionë euro në llogaritë e shtetasve shqiptarë dhe Italian në hetim si dhe barna me përmbajte narkotike në vlerën e 20 mijë eurove.

Sipas SPAK “në periudhën 2020-2021 grupi i organizuar kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë”, periudhë e cila përkon me kufizimet për të hyrë në Itali nga Shqipëria për shkak të masave anti-COVID. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali. Hetimi dokumentoi lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin, thotë spak në njoftimin e tij.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali. Një tjetër rrejt trafiku sipas SPAK është zbuluar edhe me ilaçet antivirale të shtrenjta përgjatë periudhës së pandemisë ku ky grup kriminal pasi i ka marrë nga shërbimi shëndetësor Italian i ka shitur ato në Shqipëri në tregun e zi përgjatë periudhës së COVID-19.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të  paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin. Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Trafik ilaçesh dhe falsifikim recetash, një prej mjekëve të dyshuar bashkëshorti i juristes Zhaklina Peto! Kandidate për në Gjykatën Kushtetuese


Aurel Vula, një prej mjekëve të dyshuar për trafik ilaçesh anti COVID nga Italia në Shqipëri dhe falsifikim recetash për gjoja shërbim mjekësor në vendin fqinj, është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto, i cili ka qenë edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Ora 17:55
Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane/ Të përfshirë në skemën e mashtrimit zyrtarë e vajza të showbizz që ofronin shërbime seksuale

1653500378_spak1750x375.jpg

Nga hetimet e SPAK janë të përfshirë edhe zyrtare shqiptar, vajza të shoëbizz për shërbime seksuale ne Itali. Report Tv mëson se disa zyrtarë të drejtësisë po verifikohen, si edhe biznesmenë që kanë biznese në Itali e Shqipëri.

Këta persona për përfshirë, nuk janë ndër 82 personat për të cilët tashmë ka një masë hetimi, ose kontrolli banese.

Ora 17:02
VIDEO/ Duke marrë dhe numëruar tufat me para, përgjime telefonike dhe ambientale! Si ranë në kurth trafikantët e ilaçeve nga Italia në Shqipëri

 

Përgjime ambientale dhe telefonike. Trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’ që falsifikuan dokumentet për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane.

Në videon e siguruar nga Report Tv duken të akuzuarit teksa marrin çanta me ilaçe apo numërojnë dhe shkëmbejnë tufat me para.

Ora 16:46
EKSKLUZIVE/ SPAK 'bastis' zyrën dhe shtëpinë e Edvin Priftit për të dytën herë, Burime: Mund të jetë pikë kontakti me mjekët në Itali

1654872553_1636408450Screenshot1.jpg

Report TV mëson ekskluzivisht se SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, i arrestuar më parë për korrupsion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrolli u bë pasi Prifti dyshohet si mund të jetë pikë kontakti me mjekët në Itali, për shkak të lidhjeve që ka me ta, por nuk ka një akuzë ndaj mjekut. 

Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave.

Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro. Ndërsa vijojnë hetimet, mjeku ka fituar të drejtën si të mësimdhënies ashtu edhe të ushtrimit të profesionit.

Ora 16:37
Kush janë 2 mjekët e QSUT nën hetim nga SPAK, Aurel Vula dhe Ilir Broqaj! I dyti i arrestuar më parë për korrupsion

1654871653_aurelvulajilirbroce.jpg

Aurel Vula, Mjek Pediater Rheumatolog, dhe Ilir Broqaj, Mjek anest.-reanimator, të dy punonjës në QSUT janë mjekë nën hetim nga SPAK për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia në Shqipërinë. Ilir Broqaj ka qenë i arrestuar më parë. Në vitin 2013 ai u akuzua për korrupsion por më pas u la i lirë në sallën e gjyqit. 

Ora 16:21
Trafik ilaçesh nga Italia në Shqipëri në kohën e COVID, si merreshin barnat në vendin fqinj e shiteshin mijëra euro

1654870931_koronavirus.jpg

Jo vetëm mashtrim dhe falsifikim për përfitim të shërbimit shëndetësor në Itali, por grupi kriminal i shkatërruar nga SPAK dhe institucionet italiane kanë bërë edhe trafik ilaçesh në periudhën e COVID, që i ka sjellë përfitim qindra mijëra euro.

“Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 11/06/2022 15:05

    Te shohim per se fundmi.

    Përgjigju
  • Turi.FR: 11/06/2022 10:04

    Po kete mjekun e kane arrestuar edhe para 10 viteve dhe e liruan, besoj perseri do e lirojne.

    Përgjigju
  • Gzimi: 11/06/2022 09:20

    Po Spaku ka ngelur te fatkeqet qe shkojne mjekohen ne Itali per te shpetuar jeten. Po ato rrefimet e Dumanit me vrasje pa fund u sqaruan te gjitha.

    Përgjigju
  • BENI: 11/06/2022 01:13

    RRASINI BRENDA PISAT ,,,DHE KUR TE DALIN NGA BURGU TE NDALOHEN PERJETESISHT TE PUNOJNE SI MJEK..../////

    Përgjigju
  • Iris: 10/06/2022 21:26

    Spak- u duhet te verifikoj gjithe mjeket e familjes ne vlore QSh nr.4, per certifikatat e vaksinimit ndaj covid te cilet mernin nga 300€ per nje certifikate.

    Përgjigju
    • Besa: 10/06/2022 22:48

      E sakte Iris nje njeriu im jeton ne amerike dhe pagoj 500$ tek kjo qender tek ambulanca qendrore poliklinika nderkohe qe rezultonte ne amerike dhe sa e sa emigrante kane vepruar po njesoj. Spaku po te doj mjeket e korruptuara i verifikon shume lehte, duhet vullnet. Forca Spak

  • Gjergj: 10/06/2022 18:36

    Perversiteti dhe sharlatanizmi i kètyre figurave "nè tè bardha", energjia kriminale me tè cilèn veprojnè, mendèsia prej keqbèrèsish ordinerè, mosrespekti ndaj ligjit dhe normave etike, vetèm se tregon se sa thellè èshtè e kalbur kjo shoqèria shqiptare. Kur "mjekèt" shqiptarè sillen si tutorè dhe bèhen shqetèsues edhe pèr rendin nè Itali, aq sa antimafia italiane vihet nè lèvizje,,imagjinoni vetèm pèr njè moment se çfarè bèjnè kèta "èngjèj" me pacientin shqiptar. Kèta tè pèrmendurit me emèr sot, janè vetèm njè shembull shumè shumè i vogèl,,krahasuar me aktivitetin mashtrues kriminal tè kètyre brejtèsve me pèrparse, qè ditèn zaptojnè aparaturat e spitaleve shtetèrore paguar me paratè e taksapaguesit, pèr ti dèrguar pacientèt mè pas nè klinikat e tyre private. Pèr pacientin shqiptar,,mbetet vetèm vuajtje dhe vdekje. Edhe pastruesja e komunitetit rom,,kèrkon ti lyhet rrota pèrndryshe nuk e vèrtit shtupèn. Edi Rama, kryeministri ynè fjalèshumè, e pèrmendte njèherè e njèkohè edhe emrin e Mentor Petrelès, si ikona hajdute dhe perverse, mirèpo si gjithçka tjetèr tè nisur nga ai,,edhe kjo e Petrelès HAJDUT, pèrfundoi nè hiç. Lidhini kèta kurva meshkuj dhe mos lini qè Shqipèria tè shkojè pèr lesh, pa mundèsi kthimi mbrapa. Ndalini hajdutèt.

    Përgjigju
    • Alda: 10/06/2022 19:45

      Gjergji sa bukur ke shkruar! Kur lexohen komentet si te keto te tuat edhe pse jane te pakta, japin shprese se akoma nuk ka vdekur shoqeria shqiptare.

  • franci: 10/06/2022 16:59

    Ky eshte hajdut dhe kriminel....

    Përgjigju
    • qifi: 10/06/2022 22:11

      Edvin Prifti kryehajduti dhe monstra e sistemit shëndetësor.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi