Dashuria mund të jetë egoiste, mund të cojë deri në vetmohim, ose në mungesë totale arsyetimi logjik sic ka ndodhur me vajzën shqiptare në Greqi.

Një djalë 22 vjec humbi arsyen kur nuk mori mbrapsht dashurinë që ushqente për emigranten shqiptare pesë vjet më të re dhe e plagosi me thikë.

Vajza 17 vjeçe, gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve, në situatë kritike për jetën, ndërsa i riu, gjithashtu shqiptar, është arrestuar nga policia.

Nga hetimet që publikoi sot policia, një ditë më parë, në Krisopulis, lokalitet në Kavala, 22 vjeçari shqiptar, ka rrëmbyer një thikë dhe me të ka qëlluar në fyt adoleshenten shqiptare.

“I riu qëlloi me thikë në fyt të miturën pasi më herët i kishte shprehur disa herë dashurinë dhe nuk kishte gjetur mbështetje prej saj. Në momente gjaknxehtësie ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur”, - tha policia lokale.

Menjëherë pas krimit, i riu u zhduk në drejtim të paditur. Por disa orë më vonë është arrestuar nga policia lokale.
greqi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)