ITALI - Historia e dashurisë e dy të rinjve shqiptarë që jetojnë në Perugia të Italisë ka shkaktuar një sherr në mes të rrugës ku janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Babai i vajzës, i cili refuzon fejesën mes tyre, ka goditur me grushte në fytyrë djalin, pasi e kishte nxjerrë atë në kafe për tu sqaruar. Në kafen e “sqarimit” babai i vajzës kishte shkuar bashkë me bashkëshorten e tij, ndërsa pretendenti për dhëndër ishte me të vëllanë.
 
Por si u arrit deri në këtë moment gjaknxehtësie?
Pasi policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat mes familjarëve të përfshirë në sherr, ka qenë vajza e cila ka rrëfyer për karabinierët italianë historinë e saj.
Sipas dëshmisë së saj, babai kundërshtonte fejesën me djalin nga Shqipëria, e madje edhe e kishte qëlluar që ajo të hiqte dorë nga kjo lidhje. Por vajza ka këmbëngulur dhe ja ka bërë të qartë babait të saj se do të vazhdonte historinë e dashurisë. Në këto kushte, babai ka marrë edhe gruan e kanë lënë një takim në kafe me shqiptarin i cili kishte marrë me vete edhe vëllain.
 
Debati mes tyre i cili ka vijuar edhe në rrugë degjeneroi në dhunë, saqë të gjithë të përfshirët në sherr janë shoqëruar në polici. Babai i vajzës ka qëlluar me grusht në fytyrë djalin, e aty ka nisur dhe përleshja mes tyre, ku nuk ka munguar edhe ndërhyrja e nënës së vajzës.
 
Derisa i kanë rezistuar kundërshtisë së familjeve të tyre, romanca e ciftit t ri shqiptarët do të ndërpritet. Kjo pasi djali do të duhet të lë Italinë dhe të kthehet në atdhe, pasi u zbulua se nuk kishte leje qëndrimi në shtetin fqinj.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)