'Dashuri në kohërat e coronavirusit', britaniku nuk pranon të largohet nga Wuhan, qëndron krah bashkëshortes së tij

'Dashuri në kohërat e coronavirusit', britaniku nuk pranon të largohet nga Wuhan, qëndron krah bashkëshortes së tij

Foto nga Benito dhe Maddie

Një burrë britanik që jeton në qendër të shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit po rrezikon jetën e tij për të qëndruar me gruan e tij kineze, pasi autoritetet nuk pranuan ta linin që të kthehej bashkë me të.

Sipas “Metro.uk”, britanikët do të evakuohen nga Wuhan ditën e sotme dhe do të vendosën në karantinë për dy javë në një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, pasi numri i të vdekurve global po rritet dhe virusi vdekjeprurës ka prekur mbi 6 mijë njerëz.

38- vjeçari Benito Crolla dhe nëna e tij Joan, 75 vjeçe, mund të ishin në aeroplan duke u kthyer për në Britani të Madhe, por ai thotë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër.

Ai do të qëndrojnë me gruan Maddie Wu, 38 vjeçe, pasi ajo u ndalua të linte vendin sepse është kineze.

Ish-piloti u dashurua me gruan e tij pasi u takuan në aplikacionin për takime “Tantan”, kur ai udhëtoi për një pushim një mujor.

Ai thotë se do të frikësohej për sigurinë e Maddie nëse ai do ta linte atë dhe pretendon se ajo është një figurë kryesore në kujdesin e nënës së tij, e cila vuan nga sëmundje mendore dhe ka nevojë për kujdes të rregullt.

Banori i Wuhan ka akuzuar Britaninë dhe autoritetet kineze për “trajtimin e krizës së coronavirusit, duke pretenduar se familja e tij ka qenë e braktisur dhe është gënjyer.

Ish-piloti thotë se ai mori një e-mail nga “Zyra për Çështje të Jashtme” të martën që thoshte se e gjithë familja do të ishte në gjendje të transportohej me aeroplan.

Sidoqoftë, entuziazmi i tyre u shua kur një e-mail i dytë të mërkurën nënkuptonte se nuk do të ishte e mundur për shtetasit kinezë të largoheshin, as edhe me bashkëshortët e tyre. 

Edhe në mes gjithë krizës për mbijetesë, çifti i bllokuar në Whan tregon se dashuria është më e madhe se gjithçka tjetër.

Foto nga Benito dhe Maddie

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë