Dashuria çon në pranga 'këshilltarin' e Ramës/ Nga 'ndjenjat e zjarrta' tek mashtrimi për t’i marrë paratë dhe përndjekja për raporte intime

Dashuria çon në pranga 'këshilltarin' e Ramës/ Nga 'ndjenjat e zjarrta' tek mashtrimi për t’i marrë paratë dhe përndjekja për raporte intime

Foto ilustruese

 “Ne u njohëm në 24 maj 2020. Ai mu prezantua si këshilltar i kryeministrit. Më tregoi se ishte i divorcuar dhe me një fëmijë. Ky është fillimi i rrëfimit në polici ,  i një 41 vjecare, që më pas tregon detaje  ndaj ish bashkëjetuesit me të cilin ajo jetoi katër muaj deri ditën kur vendosi që të ndahej.

“ Ai ishte xheloz, fshinte numrat e telefonit fshehtas meje. Më përgjonte kur dilja nga puna. Në 11 shtator guxova dhe  i deklarova se nuk doja të vinte më në shtëpinë time. Por ai filloi përndjekjen. Erdhi në ambjentet e punës dhe kërkoi të më hiqnin nga puna.  Më telefononte nga numra të ndyshëm ku më kërkonte që të ktheheshim”- rrëfen në polici 41 vjecarja kundër 63 vjecarit me inicialet P.M

Sipas policisë “këshilltari i kryeministrit” u ndalua me iniciativë  nga forcat e policisë së komisariatit numër gjashtë , pasi e dyshojnë për përndjekje dhe për shkelje të vendimit të gjykatës

Sipas burimeve të gazetës “Si” ndonëse 41 vjeçarja kishte siguruar një urdhër mborjtjeje në gjykatë që e urdhëron 63 vjeçarin që t’i qëndronte në distancë, ai shfaqej herë pas here në ambjentet që ajo frekuentonte duke i shkaktuar ankth.

” Roja e parkingut më tregoi se ai kishte pyetur për makinën që përdorja. Vendosi fotografinë time ngado, në ëhats up, në viber, në çdo llogari të tijë. Më pas më shkruante në email, herë duke më radhitur deklarata dashurie e hërë duke shkruar sikur ishte i biri”-tregon gruaja.

Policia i tha gazetës “ Si” se P.M bashkëjetoi me të renë për katër muaj  dhe se mes çiftit veç xhelozisë hynë edhe konfliktet për të ardhurat

Gruaj tregon: ” Më kërkoi një borxh prej  40 mijë lekë të reja dhe ja dhashë pa asnjë dokument shoqërues.  Më 21 qershor më kërkoi foto të kartës së identitetit por pa më treguar se për çfarë shkaku. Kur u ndamë  , ngriti pretendimin se unë i detyrohem rreth 10 mijë euro , pasi sipas tij më kishte paguar për çdo muaj që kishim qëndruar bashkë. Ky varianti ndryshoi disa ditë më vonë kur pretendoi se mi kishte dhënë borxh për shtëpinë. Dua të sqaroj se këto janë trillime dhe se asnjëherë nuk më ka dhënë para borxh, përkundrazi”

Policia i tha gazetës “Si” se ky shtetas i ishte prezantuar si këshilltar i kryeministrit aktual dhe se gjaë konflikteve i kishte telefonuar drejtoreshës së ish partneres, duke i kërkuar që ta hiqnin nga  një detyrë ku ajo është e angazhuar prej mëse dhjetë vitesh

“Unë ndjehem  e përndjekur prej tij pasi nuk më lë të qetë, dyshoj që edhe kartën e identitetit e ka përdorur për ndonjë veprim procedurial. Ai kërcënon prindërit e mi dhe në një rast telefonoi edhe djalin tim duke kërkuar që të dal unë në telefon, pasi të gjithë numrat e tij i kam bërë bllok” shton e reja inicialet e të cilës gazeta “Si” i disponon por nuk mund t’i publikojë për arsye prvatësie.

Policia ka kqyrur edhe postën elektronikë të të resë ku 63 vjecari i propozon duke i kërkuar se ajo mund ta gjente rrugën për t’u kthyer tek ai .

“Ndërkohë që shkruaj këtë letër e ndjej parfumin e luleve  ndër fusha që gjithmonë më kujtojnë ty. Tashmë këto gjëra po më lënë indiferent. Vizitat e tua janë bërë më të rralla dhe kam dyshim se pjesa më e rëndësishme e imja po më rrëshqet lehtazi larg  dhe pse unë sforcohem”- deklaronte dashurinë e P. M.

“Unë jam këtu për të të dashuruar , për të të mbrojtur për të të shtrënguar në krahët e mi. Jam këtu për të mësuar nga ti e për të marrë në këmbim dashurinë  tënde. Jam këtu sepse nuk dua asnjë vend tjetër ku të jem.”- e mbyll letrën i dashuruari që tashmë ka përfunduar në pranga./SI

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 29/10/2020 14:21

    Te deklaroje se ishe keshilltar i presidentit do te ishe me i besueshem!!

    Përgjigju
    • Ver Llapa: 29/10/2020 15:24

      Une jam Keshilltar idenje i Monika Kryemadhit

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin