Dashuria e Barack dhe Michelle Obamës
“përjetësohet” në film

Dashuria e Barack dhe Michelle Obamës<br />“përjetësohet” në film
Dashuria e Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama me bashkëshorten e tij Michelle Robins do të përjetësohet në një film.

Filmi ka drejtor Richard Tanne dhe aktorja që do të luajë Zonjën e parë është Tika Sumpter.



Ndërsa, në rolin e Obamës ende nuk është përcaktuar një mashkull, por po diskutohet rreth emrave të tillë si Drake, Michael B Jordan ose Jay Faraonit që është edhe imituesi i Obamës në “Saturday Night Live”.

Filmi do të quhet “Southside With You". Michelle është një grua me parime idealiste dhe e suksesshme.

Dashuria e tyre nisi në Çikago kur Michelle ishte një avokate 25-vjeçare, ndërsa Obama ishte i punësuar në një kompani.



Filmi do të nisë xhirimet në Çikago  korrikun e ardhshëm.

Dita e parë e takimit të tyre u përshkua nga një shëtitje në qytetin e  Çikagos duke kaluar në Institutin e Arteve dhe në fund drejt anës jugore të qytetit për të ngrënë akullore.



Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)