‘Dashuritë e presidentit’ te ‘Eksperimentali’! Western Balkan Youth Orchestra tek ‘Artet’! Performancë e frymëzuar nga ‘Një mijë e një net’ në Vlorë!

1.     Vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 20.00 deri në 12 maj në Teatrin Eksperimental në ArTurbina shfaqja “Dashuritë e presidentit” me autor Miro Gavran dhe regji të Andi Begollit.

2.     Në vazhdë të programit “Stinë koncertore pranverë 2024” mbahet sot në orën 19.00 në Universitetin e Arteve një koncert nga “Western Balkan Youth Orchestra” .

3.     Me rastin e përvjetorit të 57-të të ndarjes nga jeta organizohet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një takim “in memoriam” në kujtim të shkrimtarit Mitrush Kuteli.

4.     Këtë mbrëmje  në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, poezia e muzika harmonizohen bashkë në një performancë skenike të veçantë të frymëzuar nga rrëfenja e “Një mijë e një net” në gjuhën italiane dhe arabe me regji të Damiano Giuranna-s.

5.     Drama “Para perëndimit” me autor nobelistin Gerhart Hauptmann dhe regji të Andia Xhungas vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në Tiranë.

6.     Ekspozita vetjake  e artistes Greta Pllana “Më prit në pjesë” (“Cut me to pieces”) e kuruar nga Ajola Xoxa pret vizitorët  në galerinë “NAAN” në Tiranë deri në 30 maj.

7.     Qendra për Hapje e Dialog shfaq sot në orën 14.00 në bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë filmin dokumentar “Human flow” nga Ai Weiwei për krizën globale të refugjatëve.

8.     Qëndron e hapur deri 7 qershor në hapësirën e artit "Bazament" në Tiranë ekspozita "Mendoj se tani ma zë syri" nga Valdrin Thaqi e kuruar nga Domenico de Chirico.

/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?