Dasma 8 milionë dollarëshe e miliarderes me manjatin grek bën xhiron e botës

Dasma 8 milionë dollarëshe e miliarderes me manjatin grek bën xhiron e botës

Dasha Zhukova dhe Stavros Niarchos

Ish-gruaja e miliarderit të Chelsea-t Roman Abramovich, Dasha Zhukova është martuar me të dashurin e saj Stavros Niarchos.

Ceremonia martesore e çiftit ka ndodhur në praninë e 300 miqve dhe familjarëve në St.Moritz.

Koleksionistja e artit, 38-vjeçare dhe partneri i saj, një manjat grek multimiliarder pronar anijesh, 34-vjeçar u celebruan zyrtarisht në tetor në Paris, ndërsa janë zhvendosur këtë fundjave në alpet zviceriane për një ceremoni luksoze që thuhet se ka kushtuar plot 8 milionë dollarë.

Dasha Zhukova ka qenë e martuar me oligarkun rus për 10 vite dhe në 2017-ën i dhanë fund martesës me një divorc që ka kushtuar miliona dollarë.

Ndërkaq sa i përket manjatit rus, ai ka pasur lidhje me disa vajza të njohura, ndërsa lidhja më e përfolur ka qenë ajo me milioneren Paris Hilton.

Dasha Zhukova dhe Stavros Niarchos

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet