Dasma mbretërore, Princ Leka 
dhe Elia Zaharia zbulojnë detajet

Dasma mbretërore, Princ Leka <br />dhe Elia Zaharia zbulojnë detajet
 Të gjithë kemi parë në filma dasma madhëshore të mbretërive nëpër botë  teksa lidhin kurorë princi dhe pricesha. Por kësaj rradhe do kemi fatin ta shohim edhe në Shqipëri. 

Princi Leka dhe Elia Zaharia, vajza e artistes së madhe Yllka Muji,  kanë shpallur martesën më 8 tetor 2016. Sipas çiftit është zgjedhur pikërisht kjo datë, pasi 8 tetori është dita e lindjes së mbretit Zog I.

Në një intervistë për lajmi.net çifti ka treguar disa detaje nga ceremonia e martesës. Mesa duket Princi dhe Pricesha e ardhshme do tu qëndrojnë besnike traditave mbretëore. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do e japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri.

“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, thotë Princ Leka 

Në dasmën e tyre do të jenë të ftuar miq dhe familjarë të çiftit si dhe familjet mbretërore me të cilat Shqipëria ka miqësi dhe lidhje të hershme.
Për pjesën më të rëndësishme të një dasme, që është veshja e çiftit, Elia është treguar pak e rezevuar e ndërsa për muzikën nuk është vendosur ende.

elia zaharia

“Fustani i dasmës do të jetë i punuar nga një dizajnere kosovare. Mund të ketë disa fustane, por mbetet për tu parë”, thotë Elia Zaharia. 
E ndërsa veshja e Princit do të jetë varësisht nga ngjarja, tjetër në kurorëzim e tjetër në eventet e tjera. 


Fatkeqësisht në këtë dasmë,  nuk do mund të shohim Elian duke kënduar. Princesha ka qenë pjesë e grupit “Spirit Voice”, por protokolli nuk ia lejon asaj të këndoj një pjesë nga repertori i grupit. 

Një detaj tejet interesant në këtë ceremoni janë ftesat. Emrat e të ftuarve do të shkruhet në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish – ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës. 
ftesat te dasma e elias
Ftesat e dasmës mbretërore 

E gjithë ceremonia martesore do të zhvillohet në Pallatin Mbretëror ku çifti jeton prej disa vitesh. 

elia zaharia
Momente nga përgatitjet e dasmës

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!