‘Dasma sekrete’ e Rita Orës dhe Taika Waititi, në përvjetorin e parë të martesës këngëtarja zbuloi më në fund fustanin e nusërisë

‘Dasma sekrete’ e Rita Orës dhe Taika Waititi, në përvjetorin e parë të martesës këngëtarja zbuloi më në fund fustanin e nusërisë

Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi, u martuan verën e kaluar, në një ceremoni private ku të pranishëm ishin vetëm tre persona dhe vetëm në përvjetorin e tyre të parë artistja ka ndarë fotot e saj nga dasma, e veshur me fustanin e nusërisë.

Dasma e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe regjisorit të njohur Taika Waititi ishte shumë më mahnitëse dhe e veçantë se ç’mund ta kishim imagjinuar.

Rita Ora më në fund zbuloi fustanin e dasmës nga marka Tom Ford që kishte zgjedhur për të veshur në ditën e martesës së saj me Taika Waititi në një ‘dasme sekrete’ në Los Anxhelos.

Mirëpo, ajo që bëri ‘xheloze’ çdo vajzë ishte fustani mahnitës që këngëtarja veshi gjatë ceremonisë së kurorëzimit të dashurisë së saj, të cilin tha se e bëri shumë më të bukur ditën e saj të veçantë.

“Për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte aty, prandaj thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata më kishin pritur në mënyrë të përsosur me një vello në përmasat e mia, që nuk i duhej bërë asnjë ndryshim. Dua të them, ishte sikur e kisha menduar të ishte, për të qenë e sinqertë. Dhe thjesht më bëri kaq të lumtur”, u shpreh Ora.

Bashkëshorti i bukuroshes shqiptare kishte veshur një kostum Brunello Cucinelli me vija delikate. Këngëtarja e “Your Song” nuk u ndal me kaq; ajo veshi dy krijime të tjera të Tom Ford-it për pritjen e thjeshtë.

Fillimisht veshi një fustan seksi me dekolte, më pas një tjetër të tejdukshëm me reçipeta me dantella të bardha dhe pantallona për të kërcyer gjithë natën.

Në janar, Rita konfirmoi thashethemet se ajo dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re, 47 vjeç, u martuan ndërsa promovonte videoklipin e saj me temën e dasmës “You Only Love Me” dhe tregonte unazën e saj të shtrenjtë të fejesës prej smeraldi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë