Dashuria që zgjat për tërë jetën duket të jetë një gjë e rrallë.Shkalla e divorcit është në rritje, por edhe rrit numrin e atyre të cilët, pas prishjes së një martesë, do të përpiqen përsëri për herë të dytë.

Industria e dasmave shikon një interes të madh në  këtë drejtim edhe për çiftet që janë në martesë dhe analizon karakteristikat dhe dëshirat e atyre që duan të organizojnë një ceremoni të dytë.

Pavarësist krizës dhe rritjes së numrit të divorceve industria e dasmave duhet të ekzistojë.

Pas një martesë të shkuar keq, shënohet një numër në rritje i atyre që duan të provojnë përsëri, me shije, kërkesa dhe nevoja të ndryshme.

"Çiftet në martesat e dyta ketë qartësi shumë më tepër në zgjedhjet kritike për ceremoninë.
Një gjetje e rëndësishme e kësaj kategorie të bashkëshortëve është se ata shpesh kanë një pagesë  më të lartë sesa ajo e  çifteve të rinj.
Ata janë më pak të detyruar nga vendimet e familjes së origjinës, dhe kjo gjendje rezulton shumë shpesh në ceremonitë e thjeshta dhe elegante, por edhe shpesh në zgjedhje më të guximshme nga martesa e parë, "thotë Marta Menegardo, menaxhere  e komunikimit  në agjencinë Ente Fiera del Barco.

Martesa e dytë është gjithashtu një mundësi për "të marrë hak" mbi disa pengje të së shkuarës: Ka nuse të cilët nuk kanë patur veshjen e ëndrrave të tyre në martesën e parë, ose ka zonja që  preferojnë veshje të përzgjedhura dhe të punuara me shumë sqimë.

Atelieja Rossana Moretti, emri i ri i Vanessa Steel Atelier, propozon për nuset që martohen për herë të dytë të veshin një fustan të shkurtër, më shumë sfidues se sa klasiku, por me efekt të madh që mund të jetë  një skaj voluminoz ose  një detaj me ngjyrë të njëjtë me aksesorët e tjerë , duke bërë kështu një kompromis mes formalitetit dhe origjinalitetit.

Martesa e dytë në shumicën e rasteve  kërkohet  për një bashkim më të fortë mes çiftit, të frymëzuar nga besimi në një masë edhe më të madhe se sa bashkimi i parë. Por një gjë nuk ka dyshim, që edhe një martesë e dytë duhet të jetë një moment unik dhe i paharrueshëm, një shenjë e unitetit dhe kohezionit në mesin e individëve duke lënë prapa të shkuarën dhe për të shkuar drejt të ardhmes. Dhe kjo shkakton emocion, tek bashkëshortët dhe në mesin e të ftuarve, po aq intensiv sa herën e parë.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)