Dasmor në muajin gusht? Policia rrugore ka një mesazh për ju

Dasmat janë një nga momentet më të bukura që njeriu mban mend në jetën e tij, kur është protagonist i kësaj mbrëmje, por edhe kur merr pjesë në gëzimin e njeriut të afërt.

Megjithatë, për shkak të gëzimit dhe festës, i lejon vetes që të bësh disa gjëra që në përditshmëri nuk i mendon kurrsesi t'i bësh...si të dalësh në ditaren e makinës, të ecësh duke i rënë borisë gjatë gjithë rrugës apo shpejtësi tej normave të lejuara.

Pikërisht nisur nga kjo, edhe për faktin që gushti mund të quhet ndryshe si muaji i dasmave, Policia Rrugore ka zgjedhur që të përcjellë një mesazh sensibilizimi për qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që kjo ditë gëzimi të mos kthehet në tragjedi

"Këto ditë pushimesh shërbimet e Policisë Rrugore vazhdojnë të jenë të angazhuara, kryesisht në menaxhimin e trafikut në akset rrugore të vendit, sidomos në zonat turistike në afërsi të plazheve dhe zonat rrugore bregdetare.

Me ndihmën e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, trafiku është përballuar duke mos krijuar bllokime dhe radhë të gjata. Ndërkohë që kemi vënë re shqetësime në mjaft raste, në të gjithë qendrat e banuara dhe në kryeqytet, pasi në këtë sezon shtohen karvanet me makina të  dasmoreve të përbërë nga mjete që qarkullojnë:

Me shpejtësi të ulët duke penguar mjetet e tjera;

Pasagjerë që dalin nga dyert e  mjeteve në mënyrë të hareshme, duke rrezikuar dukshëm sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në trafik;

Mjete që në mënyrë abuzive, krejtësisht të panevojshme përdorin sistemet zanore (boritë) duke shkelur ligjin dhe duke shqetësuar banoret me “ndotje zanore” të panevojshme;

Në mjaft raste janë vërejtur pasagjerë (dasmorë) në kamioncina ku ndodhet orkestra, të cilët qëndrojnë në këmbë në karroceri, ndërkohë që mjeti është në lëzizje dhe çdo frenim i mjetit sjell rrëzimin e tyre;

Shumicën e rasteve, nga mjetet e dasmorëve janë evidentuar drejtues që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë;

Shërbimet e Policisë Rrugore ftojnë qytetarët që të sillen dhe të festojnë në mënyrë të përgjegjshme në rrugë, si drejtuesit e  mjeteve ashtu  dhe pasagjerët.

Edhe në të tilla raste siguria e tyre është prioritet i shërbimit të Policisë Rrugore, ndaj nuk do të tolerohen sjellje që cenojnë dukshëm standardin e sigurisë rrugore.

Policia Rrugore ka filozofinë e policimit në  bashkëpunim me komunitetin rrugor dhe në këtë kuadër  mirëpresim çdo foto dhe video të rasteve të tilla abuzimi në rrugë nga karvanët e makinave të  dasmorëve, me qëllim marrjen e masave administrative në përputhje me normat e Kodit Rrugor, duke kontribuuar  në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Dasmat janë momentet më të spikatura dhe të bukura për njerëzit. Le të sillemi në mënyrën e duhur që ato të mbeten të tilla! Siguria rrugore është e para", njofton Policia.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koco: 05/08/2019 07:10

    Lum si per sander mafishe leshin, menon edhe per dasmat tona, se sigurine na e coi per lesh, dasma kish mbet: a rrihet ne kamioncine ne kembe apo me orkester? Mrekulli te policise rrugore me frymezim nga libri i sander leshit: si ta rruajme pa e qethur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë