Daut Gumeni: Ja pse dhashë dorëheqjen, Autoriteti i Dosjeve shkelje ligjore në çdo hap

Daut Gumeni që prej dy muajsh nuk është më anëtar i Autoritetit të Informimit për Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për Report Tv Gumeni, përfaqësuesi i klasës së të përndjekurve politikë tregon si ka funksionuar ky institucion.

Më shumë kemi bërë agjitacion, për të thënë që ne vdesim për të përndjekurit. Në çdo hap kemi shkelje ligjore, është viti i dytë që po mbaron dhe akoma nuk kemi vajtur në zyrat që na dha qeveria. Sepse vulëmbajtësja e institucionit, nëqoftëse flasim troç dhe mua më pëlqen që cenet t’i themi zbuluar se kur i mbulon teshat e palara dhe cenet biem erë të gjithë, jo vetëm ai që i mbulon. Në vend të kolegjialit u bë personal

Daut Gumeni për Report Tv

Sipas tij edhe OSBE-ja është fajtore për gjendjen në të cilën është sot Autoriteti.

Do të bëhej rregullorja sipas ligjit në këtë institucion dhe presionet më të mëdha vinin nga OSBE-ja: Miratoni rregulloren. Se OSBE-ja kishte marrë në telefon... Mua nuk më thoshin se thoshin është i marrë, por u thoshin këtyre të tjerëve. Çe do atë institucion.

Daut Gumeni për Report Tv

Kanë qenë këto arsyet pse Gumeni tashmë është një ish-anëtar i Autoritetit të Dosjeve.

E di pse e kam dhënë dorëheqjen? Se populli që unë i besoj mençuri, edhe kur bën sikur nuk i sheh se ç’bëjnë pushtetarët, e di mirë populli se e heq mbi kurriz. Ata thonë deri këtu është mjekër, më poshtë bëhet fshesë. Dhe unë kur fillon bëhet fshesë, nuk rri dot më.

Daut Gumeni për Report Tv

Jo vetëm Daut Gumeni mendon kështu për funksionimin e këtij institucioni, por edhe anëtarë të tjerë.

“Unë kam parë që edhe tre të tjerë veç meje, mendojnë që institucioni duhet vënë më në binar seç është”

Daut Gumeni për Report Tv

Kërkesa për dorëheqje është pranuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka shpallur vendin vakant pranë Autoritetit të Dosjeve pas largimit të Daut Gumenit.

Autoriteti u krijua në vitin 2015, ndërkohë që në nëntor të 2016 janë zgjedhur anëtarët e këtij institucioni, i cili është përgjegjës për mbledhjen, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-sigurimit të Shtetit si dhe informimim në lidhje me to.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj