Kryeministri britanik David Cameron ka shprehur mendimin e tij kundër përhapjes në web të imazheve abuzuese ndaj fëmijëve.
Ai ka deklaruar se kjo tashmë është një betejë e hapur edhe pse mund të ngrejë shumë polemika.
Kryeministri i ka bërë kërkesë kompanive më të mëdha në internet, duke përfshirë motorin gjigant të kërkimit “Google”, në mënyrë që të bllokojnë aksesin në këto lloj imazhesh.
Ai ka kërkuar të bllokohen në mënyrë automatike disa faqe në motorët e kërkimit.
“Nëse kjo gjë nuk do të vihet në zbatim atëherë ne do të veprojmë me anë të ligjit”, ka shprehur më tej Cameron.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com