Ata zotërojnë një vilë 31,5 milion dollarëshe në qendër të Londrës, ndërsa pushimet e verës preferojnë t’I kalojnë në Los Angeles, por sipas thashethemeve më të fundit, David dhe Victoria Beckham, vlera e të cilëve shkon në 210 milion dollarë, i kanë vënë syrin një ‘perandorie’ 5,4 milion dollarëshe në fshat.
Burime kanë thënë se çifti po shqyrton mundësinë e të blerit një vilë feudalësh të vitit 1640 në Gloucestershire. Sidoqoftë një zëdhënës i Beckham ka thënë për MailOnline se klientët e tij nuk e kanë parë apo të kenë shfaqur interest për këtë pronë.
Shtëpia Amberley është madhështore. Ka gjashtë dhoma gjumi dhe shtrihet në 9 hektarë tokë. Kjo shtëpi mendohet të shndërrohet në rezidencën kryesore të banimit për çiftin dhe fëmijët e tyre, Brooklyn, 16, Romeo, 13, Cruz, 10 dhe vajza Harper, 4 vjeç.
David dhe Victoria janë parë disa herë në fshat së fundmi dhe të gjithë kanë nisur të diskutojnë për arsyen e vizitës së tyre. Shtëpia është goxha e lakmuar, ka një pishinë gjigande, fushë tenisi dhe stallë kuajsh, është perfekte për familjen sportive. Ka gjithashtu një shtëpizë me dy dhoma gjumi dhe pishinë të mbyllur ku do të akomodohen familjarë ose miqtë e tyre që do t’i vizitojnë.
Sipas agjentit të shitjeve, shtëpia së fundmi i është nenshtruar një restaurimi intensiv duke u përshtatur më së miri me shekullin e 21-të, me një kuzhinë të dizajnuar nga Clive Christian, sistem ngrohjeje të avancuar dhe gjithçka që mund t’i nevojitet një familjeje moderne.
Vendimi për të blerë një shtëpi të re ka ardhur pas aludimeve se çifti po përpiqet të mbrojë martesën 16-vjeçare dhe ta shpëtojë nga një ndarje e mundshme, si pasojë e axhendave të ngjeshura dhe largësisë.
Victoria sidoqoftë ka këmbëngulur se gjërat mes saj dhe David shkojnë më së miri dhe se asnjëri prej tyre nuk ka nevojë të vërtetojë gjë. Në një intervistë për revistën Grazia një javë më parë, 41-vjeçarja hodhi poshtë të gjitha thashethemet e vazhdueshme që janë përfolur rreth çiftit.
Shfleto galerinë për foto brenda shtëpisë Shfleto galerinë për foto brenda shtëpisëRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
192/4
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
47.8%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama ndan foton familjare nga Gjermania! Bisedon me Kurtin dhe Orban, shfaqet dhe pranë Scholz (VIDEO)
14 Tetor, 12:07
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha mesazh me 6 rregulla në whats app demokratëve: Më njoftoni kur të dilni në media për debat, nëse ka mesazh dite për ju do t’jua nis
14 Tetor, 12:03
-
Nobeli në Ekonomi, nderohen Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson
14 Tetor, 12:03
-
Qeveria ekuivalenton gradat, Ushtarakët mund të konkurrojnë për drejtorë të Policisë në Qarqe
14 Tetor, 11:46
-
U veçua nga Shqipëria/ Shkupi përgatit letër për BE-në, propozime të reja për vazhdimin e negociatave
14 Tetor, 11:46
-
Igli Tare ‘shpërthen’ ndaj Silvinjos: Nuk di më se çfarë bën
14 Tetor, 11:40
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
14 Tetor, 11:39
-
Pas reperit Sean Diddy, edhe Kanye West akuzohet për ngacmim seksual
14 Tetor, 11:37
-
Lakror i çobanit nga zonja Albana
14 Tetor, 11:33
-
Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë nga zonja Albana
14 Tetor, 11:26
-
FOTOLAJM/ Samiti i procesit të Berlinit! Rama në tryezë me kancelarin Scholz dhe ministren gjermane
14 Tetor, 11:26
-
Fier/ Dhunimi i bashkëshortëve të moshuar, nusja: Nuk e di ç’e gjeti me pleqtë, s’kishin konflikte! Fqinja: Plakun e pashë të shtrirë
14 Tetor, 11:21