David Foenkinos: “Zigzage takimesh”

David Foenkinos: “Zigzage takimesh”
“Zigzage takimesh” është një tjetër takim në prag të Shën Valentinit të  shkrimtarit David Foenkinos me lexuesin shqiptar, përmes përkthimit të Edmond Tupes. Romani i ri botuar nga “Pegi”, i përmbledhur në një fjali është historia e dashurisë së parë dhe të fundit.

Frici takohet për herë të parë me Alisën në moshën 20-vjeçare. Është dashuri me shikim të parë, është dashuria e madhe e jetës së tyre. Megjithatë, fati nuk parashikon një bashkim jetëgjatë dhe të fortë për ata. Historia e Fricit dhe e Alisës është një histori ndarjesh dhe ritakimesh. Ata e hasin njëri-tjetrin në rrethana herë komike, herë dramatike, herë mallëngjyese, herë rastësore dhe në atë çast ngjan sikur koha ka ndaluar në vend. Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift.

Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës; nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken të skajshme, ndonjëherë qesharake, por gjithnjë të skicuara me ironi mjeshtërore dhe delikatesë nga një autor që pikërisht delikatesën ka pikën e tij më të fortë. Publiku i interesuar Për të gjitha çiftet e dashuruara. Për të gjithë ata që e kanë njohur dikur dashurinë dhe e kanë humbur atë. Për ata që besojnë në përfundimet e lumtura, edhe kur nuk ka asnjë arsye për të besuar.

“L’Hebdo” në nëj kritikë të saj për këtë libër do të shkruante:  Për të kanë thënë se ishte ”mashkulli që u pëshpëriste në vesh grave”, gjë që ai e urren. Nuk është e drejtë: librat e tij kanë po aq heronj sa edhe heroina. Është e drejtë: ai flet vetëm për dashurinë. Dashurinë që lind, që arratiset, dashurinë e pastër, të çmendur, të shtrembër, hileqare, të gabuar, dashurinë e përhershme, dashurinë e asnjëhershme. Na përkëdhel, na pickon, na bën të qeshim e na prek. Jemi në traditën më të mirë të letërsisë franceze: të dëfrehemi me atë që na shtrëngon zemrën…”.

David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve, të përkthyera në dyzet gjuhë të botës. Sipas gazetës Le Figaro, “Delikatesa”, romani i tij i parë i sjellë në gjuhën shqipe, e bëri një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011. Ky roman fitoi dhjetë çmime letrare dhe u ekranizua në filmin me të njëjtin titull, me aktoren Audrey Tautou. “Zigzage takimesh”, i shkruar në 2008, është libri i tij i dytë në gjuhën shqipe.
 
Titulli: Zigzage takimesh
Titulli në origjinal: Nos séparations
Autori: David Foenkinos
Përktheu: Edmond Tupja
Zhanri: Roman
Botoi: Pegi
 Numri i faqeve: 206
Çmimi: 800 lekë


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur