Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pa vonesë në rrjetet sociale për shkarkimin e Belinda Ballukut nga kryeministri Rama dhe ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar. Berisha e quan lëvizje të Ramës për të shpëtuar lëkurën dhe thotë se kjo do të shtyjë opozitën për të vijuar protestat. Këtu nuk hezion t’i cilësojë “kryengritje paqësore” protestat e tij me molotovë e dhunë.
Berisha i bën thirrje Ramës të dorëhiqet ose do të përballet me opozitën, një apel i përhershëm i tij.
Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.
Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.
Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Shkarkohet Balluku, Rama ndryshon qeverinë! Koçiu zv.kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura! Lamallari ministër i Brendshëm, Hoxha i Jashtëm, Gogu te Drejtësia! Ikin Spiropali e Vengu









