David Hale: SHBA do japë mbështetjen për dialog, por nuk ka recetën e zgjidhjes

David Hale: SHBA do japë mbështetjen për dialog, por nuk ka recetën e zgjidhjes

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të kësaj jave, ku sipas Departamentit të Shtetit, ai do të bisedojë me zyrtarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Një nga temat kryesore të diskutimeve do të jetë vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës për produktet serbe, vendim i cili ka ngjallur debate mes dy shteteve.

Në një intervistë dhënë për  “Danas”, Hale është shprehur se Shtetet e Bashkuara dhe askush tjetër nuk mund të vendosin për rezultatin përfundimtar të negociatave Beograd-Prishtinë, kjo gjë mund të arrihet nëse dialogu midis dy shteteve do të rifillojë. 

Gjithashtu David Hale ka theksuar se ka ardhur koha tu jepet fund provokimeve nga dyja anët, për të hequr taksën dhe për ta kthyer Beogradin dhe Prishtinën në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij të dyja palët duhet të jenë të angazhuara për paqe pasi Amerika nuk mund të ofrojë një recetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por do japë mbështetjen totale.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë