Moderatori i njohur amerikan David Letterman ka njoftuar tërheqjen e tij nga emisioni të cilin e drejton prej vitesh “The Late Show with David Letterman”.
Ylli I televizionit e bëri të ditur këtë gjë ditën e djeshme gjatë emisionit në fjalë, duke thënë se në vitin 2015 nuk do të jetë më në drejtim të këtij show televiziv.
Letterman, 66 vjeç, është një nga emrat më të mëdhenj të botës televizive amerikane.
Ai ka kaluar 21 vjet duke prezantuar shfaqjen talk shoë në CBS pasi kishte drejtuar për 11 vjet programin tjetër “Late Night” në NBC.
Letterman falenderoi të gjithë stafin që ka punuar me të, si ata që ishin të pranishëm në televizion në momentin e shfaqjes, ashtu edhe ata që ishin në shtëpitë e tyre pasi kishin mbaruar orarin e punës.
Më tej ai nuk ka ngurruar për të bërë shaka duke thënë: “Unë po tërhiqem, në këtë mënyrë më në fund unë dhe Paul mund të martohemi”, duke ju referuar drejtorit të muzikës Paul Shaffer, i cili ka punuar me të për 27 vjet.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com