David McAllister në Serbi: BE-ja e ka bërë të qartë se taksa duhet të hiqet

David McAllister në Serbi: BE-ja e ka bërë të qartë se taksa duhet të hiqet

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i qartë, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet, në mënyrë që të rinis dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, qysh në nëntor të vitit të kaluar.

McAllister po qëndron për vizitë në Serbi ku ka takuar zyrtarët e lartë serbë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin tha se ka diskutuar për çështjen e dialogut me Kosovën, i cili është i pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar.

“Aktualisht ekzistojnë pengesa serioze. BE-ja ka qenë e qartë se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet. Kjo është thënë edhe në deklaratën e vendeve të Kuint-it (Gjermania, Franca, SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia), e cila bën thirrje për një reagim të përgjegjshëm të Prishtinës. Por, besoj se tash duhet të presim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha McAllister.

Presidenti Vuçiç në takim me delegacionin e Parlamentit Evropian ka thënë se Serbia e mbështet vendosmërisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por ka shtuar se ky “dialog është i mundshëm vetëm kur Kosova të heqë taksën ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, raportojnë mediat serbe”.

Në fokus të diskutimeve, të McAllister në Serbi ka qenë edhe përparimi i këtij vendi drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE.

McAllister ka thënë se Serbia ka reputacionin e faktorit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por theksoi nevojën që ky vend të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit.

"Institucionet e reja evropiane, si ato të mëparshme, do të vazhdojnë të ndjekin një politikë afatgjate të zgjerimit të BE-së. Në veçanti, ne duam të vendosim perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor", tha McAllister.

Eurodeputeti McAllister po qëndron në Serbi për herë të parë në cilësinë e kryesuesit të Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ai më parë ka shërbyer si raportues i PE-së për Serbinë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër