Të jesh lideri i një shteti është padyshim e lodhshme, e nëse ky shtet është Britania e Madhe atëherë lodhja dyfishohet. I tillë ka qenë “justifikimi” që mediat britanike i kanë bërë fotove të publikuara në Instagram, ku shfaqet Kryeministri David Cameron duke fjetur këmbëzbathur gjatë dasmës së kunatës së tij, Alice Sheffield.

Megjithatë fotoja, e cila është realizuar nga kunata tjetër e Cameron, është fshirë menjëherë nga rrjeti social, por pa mundur të kalojë jashtë vëmendjes së mediave britanike. Sipas tyre është e vështirë të mendohet se në këtë foto nuk është vënë re se Kryeministri i Britanisë së Madhe ishte duke pushuar.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com