David Villa po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Sulmuesi i Barcelonës, i cili theu këmbën në Botërorin e klubeve në Japoni në dhjetorin e vitit të kaluar, beson se skuadra e tij ende ka gjasa për ta fituar titullin.
Sulmuesi i kombëtares iberike ka thënë se rikuperimi i lëndimit po shkon sipas planit dhe po e pret me padurim ditën për të vrapuar sërish në fushën e gjelbër. Ai synon edhe rikthimin me Spanjën në turneun e "Euro 2012".
“Gjithçka po shkon sipas parashikimeve. Çdo ditë që po kalon këmba ime është më mirë. Megjithatë, ende është një rrugë e gjatë nëpër të cilën duhet të kaloj para se të rikthehem në fushë. Datat për lëndimet e këtilla duhet të respektohen”, ka thënë Villa.
Edhe pse Barcelona distancohet me katër pikë ndaj Real Madridit, Vila ende beson se katalanasit mund të arrijnë te titulli i kampionit në Spanjë. “Skuadra ime duhet të fitojë në vazhdimësi dhe të presë se çfarë do të ndodhë. Me rëndësi është që futbollistët janë maksimalisht të motivuar”, ka shtuar Villa.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com