Davos, Thaçi takohet me Vuçiç
fokusi te dialogu Kosovë- Serbi

Davos, Thaçi takohet me Vuçiç<br />fokusi te dialogu Kosovë- Serbi<br>
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në Davos, ku është duke u zhvilluar Forumi Ekonomik Botëror, ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Thaçi ka bërë të ditur se në qendër të vëmendjes së këtij takimi ka qenë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.

Presidenti i Kosovës ka shtuar se kjo është mënyra e vetme për ruajtjen e paqes dhe hapjen e prespektivës europiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beograndit u ndërpre më 16 janar, menjëherë pas vrasjes përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicë të liderit serb Oliver Ivanov me katër plumba.
thaci

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar