BRIZBEN - Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu sot në samitin e G20, i cili mbahet në Australi, ka kritikuar strukturën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se ajo përjashton kombet e tjera.
"Ajo që na nevojitet sot në sistemin ndërkombëtar dhe sundimin ndërkombëtar, është përfshirja në çdo aspekt, sepse pa përfshirje nuk ka legjitimitet. Problem i OKB-së sot është se Asambleja e Përgjithshme është gjithëpërfshirëse, por kjo nuk vlen për Këshillin e Sigurimit, në kuptimin e dhënies së statusit të veçantë për vendet e caktuara, tha Ahmet Davutoglu, kryeministër i Turqisë, duke ju drejtuar sot pjesëmarrësve në samitin e G20-ës i cili mbahet në Australi.
Gjithashtu, ai theksoi se axhenda e Samitit duhet të gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm për problemet e vendeve pjesëmarrëse. Davutoglu foli edhe për presidencën e G20-ës, të cilën Turqia do të marrë gjatë vitit të ardhshëm dhe tha se vendi i tij gjatë mandatit do të jetë "zëri i të gjithë njerëzve."
Pas takimit të udhëheqësve të samitit, i cili do të mbahen më 15 dhe 16 nëntor, Turqia zyrtarisht do ta marrë kryesimin më 1 dhjetor. "Gjatë presidencës sonë, ne duam që të jemi zëri i të gjithë njerëzve, dhe të përpilojmë axhendë sipas së cilës ne duam të krijojë një mirëkuptim në mes vendeve të varfra dhe vendeve të G20-ës" tha kryeministri i Turqisë.
Ai shtoi se ai do të punoj me të gjithë për të ndihmuar vendet e varfra dhe më pak të zhvilluara të integrohen në sistemin ndërkombëtar të ekonomisë. "Parimi bazë i presidencës së Turqisë do të jetë përfshirja e të gjitha qenieve njerëzore," tha Davutoglu. Samiti do të shënojë një pikë kthese pozitive jo vetëm në miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Australisë, por edhe ekonomisë globale, përfundoi kryeministri turk në fjalimin e tij. G20 përbëhet nga Bashkimi Evropian dhe 19 vendet e forcave kryesore të ekonomisë botërore.
Marrë nga "Anadolu Agency"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com