De Biasi ankohet: Italia në
moment të mirë,ne me probleme

De Biasi ankohet: Italia në<br />moment të mirë,ne me probleme
Afron përballja e 24 marsit Itali-Shqipëri dhe tek trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi fillojnë të ndihen edhe emocionet.

Duke folur në mediat italiane De Biasi do të sqarojë se Italia vjen në këtë takim të rëndësishëm në një formë të mirë ndërsa e kundërta është në kampin tonë.
 
“Ndeshja po afron dhe më kanë kapur emocionet. Për fat të keq kundërshtari ynë Italia ka lojtarë që po kalojnë një formë shumë të mirë si Belotti, Immobile dhe Candreva ndërsa unë duhet të bëj llogaritë me shumë probleme. I pari është me portierin pasi mungon Berisha por edhe dy qendërmbrojtësit. Kemi shumë vështirësi por do të luajmë shanset tona ndaj Italisë kjo është e sigurt” përfundon De Biasi.
 
Përballja do të luhet në stadiumin e Palermos “Renzo Barbera” dhe është ndeshja e 5-të e fushatës kualifikuese për në Botërorin “Rusi 2018”.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin