De Biasi bën publike listën
zyrtare të lojtarëve për në Euro2016

De Biasi bën publike listën<br />zyrtare të lojtarëve për në Euro2016
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka zyrtarizuar sot listën e lojtarëve të kombëtares që do të grumbullohen për në Europianin e Francës i cili nis në 11 Qershor.

Jashtë kombëtares janë lënë Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Xhimshiti. Të katër këta lojtarë ndërpresin fazën përgatitore në Austri.  
 
Fillimisht, De Biasi grumbulloi 27 lojtarë. Pas miqësores me Katarin, lista shkurtohet në 23 lojtarë, të cilët ia dolën të shkojnë në Euro2016. 

Lista zyrtare e De Biasit me 23 lojtarë:

Portierë

Etrit               Berisha       Lacio

Alban            Hoxha         Partizani

Orges            Shehi          Skënderbeu

Mbrojtës

Lorik              Cana            Nantë

Arlind             Ajeti             Frosinone

Naser             Aliji              Bazel

Mërgim          Mavraj          Këln

Elseid            Hysaj            Napoli

Ansi               Agolli            Karabak

Frederik        Veseli           Lugano

Mesfushorë

Ledian          Memushaj   Pescara

Ergys           Kaçe           PAOK

Andi             Lila             PAS Janina

Migjen          Basha         Komo

Odise           Roshi          Rijeka

Burim          Kukeli          Zyrih

Ermir           Lenjani        Nantë

Taulant       Xhaka           Bazel

Amir            Abrashi        Freiburg

Sulmues

Bekim          Balaj             Rijeka

Sokol           Cikalleshi      Istnabul

Armando     Sadiku           Vaduz

Shkëlzen     Gashi            Kolorado Rapids

Largohen: Milot Rashica, Amir Rrahmani,  Herolind Shala dhe Berat Xhimshiti.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!